Nga : Marash Gilaj
Tashmë, kanë kaluar dhjetë muaj nga dita , kur u shfaq COVID –19 në vendin tonë dhe plot një vit në Kinë, e më vonë, në vende të tjera të botës. Kjo sëmundje apo virus i panjohur nënshtroi gjithë Botën. E kolapsoi dhe mjeti mbrojtës, më efikasi, sipas mjekësisë, ishte izolimi, distancimi, karantina, maska dhe higjena e duarëve. Pastaj vinin masat ndëshkuese për të pabindurit, por që në fund të ditës, “ I madhi “ vinte dorën në zemër dhe i falte gjobat. Aq më përzemërsisht do t’i falë në prag të 25 Prillit 2021, si dita , kur kërkohet mandati i tretë e i vërtetë. Pasi dy të tjerët i ngjajnë shumë covidit të pamëshirshëm.Ashtu si na zuri në befasi, pa ilaçe, pa vaksina dhe të paditur, gjeti shesh dhe bëri përshesh. Viruse të ngjashme, bota kishte kaluar edhe më parë, bile me humbje më të mëdha jetësh, si p.sh: gripi spanjoll që vrau50 000 000 njerëz në vitin 1918, murtaja , lia apo kolera a ndonjë tjetër që kanë vrarë edhe më shumë. Mjekësia u gjënd aq e papregatitur sa u desh të përdoreshin, kryesisht, këshilla e veprime të para 100 apo 600 viteve. Ne nxorrëm edhe tanket në rrugë për ta sulmuar, përveç kallashëve, por ai nuk deshi t’ia dinte për armët tona. Deri tani kemi mbi 60 mijë raste pozitive dhe mbi 24 mijë raste aktive, sipas ekspertëve, por të vërtetën nuk do ta mësojmë kurrë, sepse “ gabimet e doktorëve i mbulon dheu.” Pati edhe vdekje, numri i të cilëve tani ka shkuar në 1241 persona, afërsisht , aq vdesin vetëm nga ndotja e ajrit tek ne (928 çdo vit mesatarisht). Po ta pjestomë me 300 ditë kovidiane, numrin 1241, i bie që çdo ditë kemi humbur 4.1 persona nga Covid -19. Mesatarisht, në Shqipëri vdesin mbi 21 000 persona në vit për të gjitha arsyet, që do të thotë se mesatarja e vdekjeve ditore është rreth 60 persona. Të habit fakti pse mjekësia nuk shqetësohet për 3 300 vdekjet që shkakton duhani çdo vit tek ne. Pastaj, duhani nuk vret vetëm ata që e pinë, por edhe disa nga ata që ndodhen aty rrotull duhanxhijve. Vërtetë, këtë nuk e quani sëmundje, por varësi, ves, apo diçka tjetër. Edhe alkoli e drogërat shkaktojnë mjaft vdekje, sëmundje ose humbje të aftësive fizike e mendore, por meqënëse hyjnë tek bizneset ftimprurëse, le të lulëzojnë. Në çdo paketë cigareje është e shkruar se duhani vret dhe kaq mjafton. Megjithatë, 6-8milion njerëz në botë vdesin, çdo vit, mesatarisht, nga pirja e duhat . Pra, 3 -4 herë më shumë se nga Covid -19. Edhe nga gripi vdesin shumë njerëz. Kemi edhe vaksinën e gripit që disa e përsërisin çdo vit, por njerëzit i kap gripi herëpashere, disa herë në vit. Për gripin kemi njohuri mjaftueshëm , sepse ai ka kohë që bashkëjeton me ne. Sukseset ndaj tij nuk janë edhe aq të pëlqyeshme ose nuk duken fare. Ndoshta justifikohemi me llojshmërinë e tij: gripi i zakonshëm , i pulave, i derrit apo gripi i Koronës (COVID – 19) etj. Sepse gripit i ngjan edhe ky. Edhe për sëmundjet e tuberkulozit kemi mjaft njohuri. Ky virus i ngjan shumë edhe kësaj sëmundje, pasi prek mushkëritë, siç thonë.Vetëm nga sëmundjet e zemrës, çdo vit, në Shqipëri, sipas statistikave të mjekësisë, vdesin jo më pak se 9000 persona. Pra, rreth 7 herë më shumë se sa vdiqën nga Covid –19. Sa të tjerë vdesin nga diabeti, obeziteti, kanceri, hemorragjia cerebrale në tru dhe 6000 lloje sëmundjesh që mendohet se ekzistojnë dhe na kërcënojnë. Si dhe sa po luftohen ato?Ekziston një mjegullnajë e zezë për gjithçka që flitet e bëhet për të luftuar COVID – 19. Kemi dëgjuar se maskat nuk duhen, se maskat duhen, se në rrugë nuk duhen maskat, se duhen, se ato duhen vetëm në grumbullime e ambiente të mbyllura. Kemi dëgjuar se janë ca ilaçe që duhen e ca janë gabim. Pastaj, kush e kalon nuk e kap për të dytën herë dhe se nuk ka nevojë për vaksinë ose e kap përsëri edhe pas vaksinës. Alergjikët thohet se nuk duhet të bëjnë vaksinën, se grupi 0 i gjakut është më i mbrojtur, se kush përdor vitaminat C e D, nuk e le Covidin të afrohet. Na gëzuan se vaksinat u prodhuan shpejt nga shumë shtete të fuqishme, se ato janë mbi 90 – 95% të sigurta, pa efekte anësore, se do të bëhen nga 2 copë për çdo person. Ndoshta për çdo vit etj. Fillimisht për ekipin mjekësor dhe pas tyre pleqëria. Lajme interesante këto. Vaksina nuk pati nevojë për shumë prova , as për kohë pritjeje për të pare si reagojnë njerëzit ndaj saj. U shkelën të gjitha rregullat për testimin e vaksinës dhe tani, o burra t’ua ngulim. Se ç’ ndodh më vonë askush nuk është i shqetësuar. Ndoshta efektin do ta zbulojmë pas disa muajsh ose pas ndonjë viti. Kjo nuk dihet , por ç’rëndësi ka. Të vdesë, kush të vdesë e të mbesë kush të mbesë!Për ta mbajtur këtë milet në ankth, thonë se virusi pësoi mutacion(ndryshoi) formë e fuqi. Kemi valë të parë, valë të dytë dhe valë të tretë. Çudi e madhe se si e dinë kaq mirë ekspertët e politika, se kur vjen njëra valë e kur vjen tjetra dhe se si do të jetë ajo e sa do të rrijë me ne dhe kur do të zhduket. Thua se dikush e lëshon nga tubacioni apo nga ajri. Virusi tjetër po vjen e po shpërndahet nga Anglia, ndersa një tjetër po vjen nga Afrika, që do të thotë se neve mund të strukemi sa të të duam, por ai do të na gjejë, kudo që të futemi. Pra, po s’të kapi vala e parë, të kap e dyta. Po s’të kapi e dyta , të kap e treta. Dhe kemi rezerva të tjera si: mutacionin, virusin anglez dhe atë afrikan. Nuk është çudi që duhet të ketë edhe një plan F, nëse 6-7 variantet e para nuk bëjnë punë.Lajm i mirë pat qënë ai që thoshte se virusi do të lodhet nga vera që shkoi prej të nxehtit, se do të dobësohet nga fundi i vitit, ndoshta, edhe nga ngricat. Inshalla, viti tjetër nuk e zë gjallë! Lajmi tjetër, si për të na gëzuar jashtë mase, thotë se ky do të mbetet këtu përgjithmonë, se duhet të bashkëjetojmë me të dhe të mësohemi. Secili lajm më i bukur se tjetri.Sidoqoftë, një mjek i mirë, kur i shkon për vizitë për problemet shëndetsore, ai, nga fjalët që të thotë, duhet të bëjë të ndihesh më mirë, në çastin kur ke marrë vesh nga se vuan, ke në dorë recetën dhe këshillat që të ka dhënë, sepse të jep shpresë dhe të tregon rrugën e vërtetë se si të shërohesh. E nëse kjo nuk ndodh, keni takuar mjekun e gabuar. Me propagandën e poshtër që bëhet në Tv dhe në media, sëpaku 20% e popullsisë duhet të vdesin nga frika. Nëse ju kujtohet, fillimisht, bashkë me lajmin e vdekjeve, jepeshin edhe sëmundjet shoqëruese që kishte pasur viktima dhe sikur donin të na thonin se shkaku i vërtetë nuk ishte virusi me emrin Covid –19, por sëmundjet tjera. Ka disa kohë që këto nuk përmenden më. Pse? Ndoshta për të shtuar errësirën e informacionit, që askush të mos marrë vesh se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar diçka për mirë.Në këtë tymnajë të tmerrshme, qeveritarët , tek ne, u bënë doktorë të mbaruar shkencash në mjekësi , ndersa doktorët u bënë politikanë në gjithçka që trumbetonin. Kjo ishte një fatkeqësi tjetër që i shtohej Covidit sepse secili bënte punën që nuk i takonte dhe s’kishte nohuri për të, sipas shprehjes: “I padituri i di të gjitha.”Për të na bidur se askush nuk përjashtohet nga ky virus i tmerrshëm, vdiqën doktorë, infermierë, artistë, dhe u sëmurën kryetarë shtetesh, kryebashkiakë, klerikë e kushdo tjetër. Disa nga këta , ata më të krimburit në para, nuk i përfillën spitalet tona, edhe pse i kemi si Gjermania, Franca apo Italia dhe papritmas u ndodhën në Turqi, Itali e gjetkë. Dukej sikur donin përgënjeshtronin qeveriun.Ata që e kaluan në shtëpi, pohuan se kishin shpenzuar diku te 5 milion lek të vjetra për çift, pavarësisht se mjeksinë e kemi falas. Ju lumtë atyre, por sa e kanë këtë mundësi?Qarkullojnë shumë teori konspiracioni se bota është populluar pak sitepër, se numri i pensinistëve është rritur pak si shumë dhe kjo tokë nuk mund t’i ushqejë të gjithë. Prandaj duhen përcjellur disa. Për mënyrën se si është vepruar, me terrin e informacionit, çdo njeri me nivel mesatar e lart ka të drejtë të dyshojë. Dyshimi është i motivuar mjaftueshëm për gjithëçka kemi dëgjuar e parë.Kur bëhet fjalë për rregulla të forta, distancim, karantinë, larje duarësh, orare, larg grumbullimeve, ditët e fundit, kemi parë edhe puthje te “ E diela Shqipëtare”, te Love Story”, etj. Pse ky shembull i keq? Mos duan të na thonë se virusi ishte një “gënjeshtër e bardhë”, një shaka. Sidoqoftë, kjo tymnajë i shërben vetëm njeriut ujk dhe djall.I shkrova këto edhe pse nuk jam mjek as infermier, por një dashamirës i mjekësisë humanitare, jo i mjekësisë, thjeshtë si biznes, me idenë e mirë , për të ruajtur shëndetin tim dhe të atyre që, në një farë mënyre, duan të jenë mjek të vetvetes. Zhdukeni këtë tymnajë, o njerëz!
11 Janar 2021