Kreu i komunës së Tuzit në Malin e Zi Nik Gjeloshaj në një nbga mediat e Malit të zi ka deklarfuar se që në muajn Janar të vitit 2019 është planifikuar një shumë prej 35 miljon euro për të mundësuar modernizimin e linjës hekurudhore Podgoricë- Tuz dhe psërmës kufirit te shkohet deri në Tiranë . Nderkpohë qaë qëveria sHqiptgare veç mas fjalve, asgje konkrete nuk ka ne këtë drejtim, Kësisoj edhe mandati i trete i socialistve duket se do përfundojnë pa interesimin e cduhur për transportin hekurudhorë.Në dokumentet e Listës së Unifikuar të projekteve prioritare të infrastrukturës të përcaktuara nga Sekretariati Shtetëror për Projektet e Zhvillimit në janar 2019, është planifikuar rindërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Podgoricë-Tuz përmes kufirit të Republikës së Shqipërisë deri në Tiranë.Vlera e parashikuar e shpenzimeve, siç tregohet në dokument, është 35 milionë euro.Nga Komuna e Tuzit konsiderojnë se ky projekt duhet të realizohet sepse do të ishte i një rëndësie të madhe për këtë zonë.Strategjikisht, ky projekt është një nga më të rëndësishmit, veçanërisht duke pasur parasysh që është një projekt rajonal. Për një kohë të gjatë është në Listën e Unifikuar të Projekteve prioritare të Qeverisë së Malit të Zi. Projekti realizohet në tri faza, e para prej të cilave ka përfunduar dhe i referohet projektimit ideor dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis.Plani është rindërtimi i hekurudhës nga Podgorica deri në kufirin me Shqipërinë, si dhe rindërtimi i stacionit hekurudhor të Tuzit, i cili do të jetë vendkalim i përbashkët kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – tha Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit.Gjeloshaj tha se përfaqësuesit e Komunës së Tuzit së shpejti do të takohet me përfaqësuesit relevant të institucioneve lidhur me këtë projekt.Dhe ndërsa kreu ikomunës së Tuzit në Malin e Zi Nik Gjeloshaj ka realisht një përkushtim të tillë për të rivënë në funkskion shderbimin e transportit hekurudhorë përsa i takon pjeses së Malit të zi , ajo që duhet theksuar është fakti se çuditërisht pala Shqiptare veçmas fjalve ënde nuk ka një projekt konkret për të rivënë në funksion sherbimin e transportit hekurudhor në vëndin tonë.
HEKURUDHA TIRANË-SHKODËR-HANI I HOTIT-INFO KJO PER PERJULLEN E NDERTIMIT TE HEKURUDHES SHKODER- BAJZE E VITIT 1984
✤ Hekurudhë me gjatësi 119 km që degëzohet ne Vorë, lidh zonën e Veriut të vendit dhe qendrat e banuara: Budull, Ishëm, Mamuras, Laç, Milot, Lezhë, Manati, Mjedë, Shkodër, Koplik, Bajzë. Ajo krijon mundësinë e lidhjes së rrjetit hekurudhor të Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit. Është ndërtuar në disa faza: Vorë-Laç (28 km, 19621963), Laç-Lezhë (22 km, 1980-1981), Lezhë-Shkodër (34 km, 1981) dhe Shkodër-Hani i Hotit (35 km, 1982-1984). Gjatë kësaj vije lidhen me degëzime Fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit, Fabrika e letrës në Lezhë etj. Për ndërtimin e hekurudhës deri në Shkodër janë bërë 375 vepra arti, u hap tuneli i Lezhës rreth 300 m, u ndërtuan ura hekurudhore dhe automobilistike mbi Mat dhe 15 stacione.