“Zoja Rruzare” e Trieshit festohej gjithmonë te dielën e parë të Tetorit në mënyrë madhështore me miq e bija, me nipa dhe mesa. Banorët autokton të Trieshit e kishin festuar këtë ditë për shekuj të tërë. Ndaj paria e vëndit kishte kërkuar nga autoritetet e larta fetare që krejt Trieshi ta festonte Zojën Rruzare të dielën e parë të tetorit. Ata që kishin festuar Sh’Njonin kishin hequr dorë nga festa e tyre më 29 gusht. Edhe pasardhësit e Ba Keqit kishin pranuar si festë të tyre Zojën Rruzare. Kjo marrëveshje kishte qenë akti më simbolik i bashkimit të Trieshit. Kjo vepër e madhe u realizua në gjysmën e dytë të shekulit XIX, siç duket me rastin e 300-vjetorit të fitores së Lepantos. Kuvendi dhe Paria e Trieshit kishin arritur dy marrëveshje historike. Marrëveshja e parë që krejt Trieshi të festonte Zojën Rruzare dhe Marrëveshja e Dytë që kjo ditë të festohej gjithmonë të dielën e parë të tetorit. Ky vendim nuk u shkel asnjëherë për pothuajse një shekull e gjysmë. Këtë vendim të lartë njerëzor e kishin arritur burrat më të përmendur të Trieshit të cilët kanë lëne gjurmë në historinë e atyre trojeve. Këtë vendim e kishin pëlqyer edhe autoritet e larta fetare të asaj kohe. Ky vendim nuk është lëkundur asnjëherë deri sot. Kësisojë
Zoja e Trieshit festohet gjithmonë në fillim të tetorit, që natyrisht është muaji më i frytshëm i gjithë vitit. Tetori është muaji i motit të mirë. është muaji i bereqetit i bagëtisë së majme, sidomos i deshve për fërlikë. Gjatë këtij muaji bjeshkatarët ulen në vërri. Ështe muaji i rrushit dhe verës e rakisë.Entuziazmi për këtë festë ishte më i madh se për çdo festë tjetër të motmotit. Në atë kohë, Zoja e Trieshit festohej tri ditë e net. Fillonte të shtunën në mbrëmje dhe merrte fund të martën. Miqtë largoheshin të martën,ndërsa bijat e mesat mund të qëndronin dy javë dhe më shumë. Trieshi ishte shumë i kujdesshëm që pritjet e miqve të ishin në nivelin më të lartë.Ndaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe sot në familjen e Tieshianit të mirë sa vetë mirësia , siç është familja e Nikollë Gegaj. Kështu në këtë të bardhë , si vetë bardhësia e zëmrava bujare të Trieshianve , për të festuar së bashku me këtë familje ishin miq, shok, nga të dy shtetë Mali i Zi dhe Shqipëria .Kanë trokitur gotat dhe kanë uruar me fjalët e tyre më të zgjedhura “Mjeshtri i Madh” Ilmi Kurti i cili , ashtu siç di ai solli në këtë sofër mesazhin e bashkpunimit dhe vllazërimit të popujve pa dallim krahine , kombësie apo besimi . E ky mesazh përcillet pikrisht në një ditë bardhë të festës së Zojes Rruzare.Nderkaq Legjënda e Lahutës Shqiptare Jonus Delaj ka përshëndetur vetëm ashtu sië di Ai me këngë.Kësiosojë tingulli i lahutës, ka përcjellë si ushtimë malësh vargjët e këngës:
N’djep t Tireshianit të Shqiperisë
Pëkundet fisi i Gegajve të Malësisë
Derë e hapunpër miqësi e rrugëtarë
Sofër shtruar e zëmër bujarë
E ambë buka e P:ërlok Gjeloshit
kështu pat thanëDed GjonLuli i Hotit….
Tradita e mikpritjes për këtë festë na tregon se :Në Triesh muaj të tërë flitej në lidhje me përgatitjet e kësaj feste. Burrat bënin meremetime të mëdha në shtëpitë e tyre. Ata i lyenin shtëpitë me gëlqere. Gratë shkonin tek krojet për të larë rrobat dhe teshat e shtëpisë, sidomos ato të shtretërve. Ato pastronin për bukuri oborret e shtëpive dhe rrugët aty afër. Pjesën më të madhe të artikujve ushqimorë i kishin të vetat, por ato që mungonin i blinin në Podgoricë. Trieshi e blinte rakinë e verën në Fundna të Kuçit. Ata ishin të njohur për kualitetin e mirë të këtyre dy pijeve tepër të rëndësishëm për festimin e Zojës së Trieshit. Buka,mishi,djathi e rakia e vera ishin të domosdoshme. Gratë e fëmija i pëlqenin shumë petullat e mjaltin. Djathërat e ndryshme të bjeshkës kishin shijet të veçanta. Miqtë e Zojës së Trieshit e pëlqenin shumë mazën e bjeshkës dhe djathin e ziem.Ndaj dhe sot “sofra” tgavolina e mbushur plot me t’ana t’mirat, i kishte të gjitha këto prodhime të bjeshkës së trieshit.Trieshi ishte i njohur edhe për patate të mira. Mishi i dashit i pjekur në fërlik kishte rëndësi të veçantë, ky ishte kryesori (main course).Pjekja e fërlikut ishte një punë e vështirë dhe delikate. Ata që e merrnin përsipër këtë punë ishin serioz sepse kjo punë kërkonte durim dhe kujdes të veçantë. I Zoti i shtëpisë Nikollla së bashku me gruan dhe vajzëën qëndruan si dikur mnotit gjithë kohën duke bërë “hyzmet” sherbim mysafirve, duke bërë dhe muhabet me miq, ndërsa ata që ishin më të ri pinin e këndonin edhe më shumë se duhej, këtë nivel entuziazmi ua shtonte rakia. Në Zojë të Trieshit vinin për festë rapsodët më të njohur të Malësisë. Ndaj serish kënga e “babait” të Lahutës Shqiptare Jonus Delaj do përcillte vargjet e kësaj kënge për fisin Gregaj….
N’bjeshkët tona lisat rritën
Ata s’thahen e as nuk vritën
Por gjithëmonë me filza t’ri
lëshojnë shtatë për këtë Malësi
E bjeshkët fortë po e lëshojnë zanin
Për fisin Gegaj kangën se ndalin
E i thonë lahutës prap me ra
Se malësoret lindin n’kullla Kala….
Të gjitha festat e krahinave të Malësisë së Madhe ishin një mrekulli, ishin dhe janë kulmi i gëzimit,bujarisë,nderit e respektit familjar e shoqëror. Ato ishin dhe mbetën një spektakël i vërtetë. Këto institucione jetuan nëpër shekuj dhe riorganizimi i tyre sidomos në trevat tona do të ishte një rilindje e dyte e traditës më fisnike të maleve të Malësisë.Kështu do të thonin të gjithë mysafirët e kësaj dite të bardhë feste në familjen e Nikollë Gegaj. ndaj siç u shpreh edhe Ing Gjon Gjelaj , e tjerë, por edhe nënkryetari i Komunës së Podgoricë intelektuali i përmasave nderkomb ëtare Marian Junçaj ; Famija e Nikollë Gegaj është tipike një familje enderuar qytetare dhe që nuk harron kurr traditën e të parve.Mjaft prej mysafirve sot në këtë festë ishin edhe miq e koleg të Nikollë Gegaj nga qytetarët e Malit të zi, përfaqësues të të gjitha shtresave qytetare e politike, pra një harmoni model i bashkëjetesës.Ata i pëlqejnë shume festat e malësorëve sidomos pritjen e përzemërt dhe të sinqertë të malësorëve shqiptarë. Këto janë pjesë e kulturës dhe qytetërimit të vërtetë evropian. Festat krahinore ringjallin dashurinë për traditën tonë fetare dhe kombëtare. I madhi Shtjefen Ivezaj do shprehej:Unë personalisht i kujtoj ato kohëra dhe ato festa me shumë dashuri. Urime e gëzuar për shumë vjet Zojën e Trieshit .Këtë ditë plot ngjyra festive veçmas mjaft mysafirve të familjes Gegaj nga Shqiperia ishin edhe një staf i pëerbashket i Tv Kopliku , i Portaleve Malësia chhanall me administrator Arben Hysa, Revista “Fjala “, Ku veçmas këtij reportazhi , tashmë në studiot e montazhit po përgaditet edhe një telereportazh nga kjo ditë e bardhë, plot diell e Zojes Rruzare këtu në Tuzin e Malësisë në Malin e Zi, pë ta transmetuar së shpejti. Edhe një herë Gëzur Trieshian festen e Zojes Rruzare !!!