Tuz/ Mbahet “Nata poetike Migjeinane”

0

Të premten, më 24 shkurt 2023, në skenën e Qendrës Kulturore – Informative “Malësia” në Tuz, u shfaq larmia e prozës dhe poezis së “Natës poetike Migjeniane”.Kjo shfaqe u prezantua nga Shoqata “Grupimi për Artin” Pogradec, me aktorë Dasara Xhangolli dhe Anderson Gurra.Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma, ndikimi i të cilit mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Kjo natë vjen nëpërmjet etydeve interesante, moderne e të prekshme mbi tekste të njohura e të vjetra, duke sjellë frymën dhe ngjyrat e Shkodrës, po edhe malësoren migjeniane më njerëzore e më të bukur se kurrë. Në këtë mbrëmje shohim detaje të së shkuarës në kostume thurur me një interpretim modern.
Aktorët vuajnë dramën migjeniane, qeshin, kërcejnë, humbasin dhe njëkohësisht ndërveprojnë me njëri-tjetrin, po edhe me publikun, duke e mbajtur veprimin gjithmonë të gjallë, që në këtë qasje, të duket gjithçka sa e njohur prej një jete, aq edhe e panjohur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.