Ndërsa në qytetin e Tuzit , vazhdon tradita e organizimit të aktivitetëve kulturore – Artistike në kuadër të festave tgë fundvitit, kjo falë përkujdesjes së Komunës së Tuzit, Bashkia M.Madhe tashmë prej vitësh e ka kthyer në harresë , organizimin e veprimtarive kulturore – Artistike në qytetin e Koplikut, ndaj kjo harrësë e bënë gjithë një e më të ftohtë , dhe më të vakët jetën kulturore – Artistike në ikje te vitit 2021.
Më 15 dhjetor 2021, në QKI “Malësia”, komuna e Tuzit, me një ceremoni solemne përkujtoi 77 vjetorin e çlirimit të Tuzit nga forcat fashiste.Në këtë solemnitet, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, institucionet shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve fetare, u bë edhe ndarja e çmimit ,,15. Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit”.Për këtë vit Juria për ndarjen e çmimeve përzgjodhi si fitues, Sead Gjokaj – për angazhimin në hartimin e monografisë nga artisti Gjelosh Gjokaj si redaktor dhe organizator, si dhe promovimin e karakterit dhe veprës së tij në të gjithë Malin e Zi dhe rajonin.Gjithashtu, për nder të kësaj date, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Z. Haris Ramoviq, vendosi lule në bustin e heroit –
Mahmut Lekiq dhe në monumentin e ,,Ushtarëve të rënë” në Cem – Rakiq.
Nderkohë që duhet theksuar fakti se në qytetin e Tuzit tashmë prej disa ditësh po organizohen veprimtari të larmishme , këto në kuadër të festave të dfundvitit, ku shoqata kuturore të ndryshme po japin shfaqje jo vetëm në mjediset e Qëndrës kulturore informative në Tuz , por edhe në qëndër të Qytetit,, Kësisoj ndersa ndërsa komuna e Tuzit në Mal të zi vijon aktivitët , në qytetin e Koplikut zbrztësia ka zë në vënd prej vitësh , tashme jo vëtëm qëndra kulturore në Bashki e cila vëtëm rrogëtar ka , dhe jo profesionistë dhe artristë , por edhe shoqaatat kulturore, si rrjellojë e mungësës së financimëve, dukët se po e mbydhin edhe këtë vit defiçitar përsa I takon vëprimtarive kulturore e artistike. Për këtë mungësë të theksuar dhe evidëntë Bashkia M.Madhe meriton të vlersohët me titullin:”Moskujdesja ndaj aktiviteteve Kulturore”!