Sot qyteti I Tuzit në Malin e Zi po ngjason me një kantier ndërtimi, kudo ppo punohet nga njëri front në tjetrin. Kësisoj krahas ndertyimit të dy fab rikave këto kohët e fundit , edhelajmi për ndertimin e sheshit të qytetit, kjo dhe me ndihmen e Tiranës dhe Prishtinës, njeë tjetër investim I dobishëm është ndërtimi i Tribunës së stadiumit të qytetit.
Kështu prezantimi mjaft dinjitoz I Deçit në superligën e futbollit të Malit të Zi , duket se ka bindur jo vetëm Komunën e Tuzit , por dhe Federatën e futbollit në Malin e Zi , për të bashkëfinancuar për ndërtimin e Tribunës së stadiumit. Janë 2.5 Miljon Euro per Tribunen e Stadiumit ne Tuz.
Nike Gjeloshaj vendosi sot gurin e pare per ndertimin e tribunes me 1080 ndenjese.Puna nisi sot dhe perfundon per 12 muaj.Malesia po ndryshon.Ky investim në stadiumin e Tuzit duhet të jetë një nxitje për Bashkinë M.Madhe e cilaprej 8 vitësh prëmton për ndërtimin e një stadium në qytetin e Koplikut.