Përg MIMOZA STAKAJ
Mr. Lukë Junçaj dhe Dr. Safedin Beqaj, fitues të çmimit të Komunës së Tuzit
Në realitet Komuna e Tuzit në Malin e Zi, është një model pozitiv ku do të duhej të merrej kjo përvojë edhe nga Bashkia M.Madhe. Kjo Komunë nuk jep tituj Nderi me shumicë, por në ditën e Komunes jep ; Çmimin e Komunes.
Në kuadër të shënimit të “1 Shtatorit – Ditës së Komunës”, administrata e Komunës edhe këtë vit ndau çmimet vjetore për individët të cilët dhanë kontribut në jetën shoqërore në Malësi.Çmimin këtë vit e fituan Mr. Lukë Junçaj dhe Dr. Safedin Beqaj.Këto çmime u dhanë “për kontributin në ruajtjen e identitetit të mergatës sonë, në organizimin dhe sukseset e diasporës sonë në SHBA si dhe për kontributin e pamatshëm dhënë vendlindjes – Malësisë.