TRI ESE HISTORIKE (Tregu prej mesuesit Gjush Sheldija)

0
Nga Lukë Luka
Ne gusht te vitit 1896, pati ardhe ne Shkoder nji italian i quejtun Giacomo Merighi (Jak Merigi).Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ai shperndau disa njoftime ku thuhesh se “ka me fluturu ne hava”!..Data x, 0ra x dhe vendi i fluturimit tek oborri i shpise se Rakacojve ( aty ku ishte Dega e mrendshme ma vone).
Shume popull u mblodh ne vendin e nisjes, me cmimin e biletes 1 metalik per nieri!
Jak italiani, gjithe madheshti, krenari e trimni, hypi ne balonen me spirto ( me ia pase lakmi edhe Nush Balona i Ballabanes), dhe arriti deri ne 150 metra naltesi!..
Habiten spektatoret, te cilet mbeten te mrekulluem prej kesaj shfaqje te bukur e te papame ndonjihere…
Por kur, mbas 1 ore pritej te ulej ne bazen e nisjes, filloj nji ere e forte, e cila e zhduku prej syve te shikuesve, teper kureshtare, balonen me pilotin e saj.
Balonen, era e bartin dhe e kishte shkapete ne Zall te Kirit! Giakomoja, i plagosun, kerkonte ndihme.
Shtegtaret, qe ratesisht kalonin andej, tuej u kthy prej Bardhejve, kujtonin se mos asht ndonji perbindesh (kishte fillu te erret) e iknin te tremun, deri sa i quejtuni Deli Çamuku (organizatori i aktivitetit), shkojn e mori Jak italianin (ne Shkoder thonin se Jak te meçem nuk ka!).
Delija ,Jakun e çoj ne shpi te tij me i ba sherbimet e nevojshme e me e nise ne Itali!
Per kete ngjarje ne Shkoder qarkulloj kjo bejte:
Jak Merigi njitet ne balone,
me shume dije e marifet!
Ndej ne hava deri naten vone..
E ne Zall te Kirit shtri u gjet!
Ne vjeshten e vitit 1911, nji grup artistesh kineze, i perbame prej tre burra e dy gra, erdhen ne Shkoder me ba lojna e pilivanlleqe. Keto i shoqnonte Tome Kausha qe dinte kinezshen.
Tuej kene se krejt jeta zejtare e tregtare zhvillohesh ne Pazar (mbasi dihesh se aty ishin plot 3200 dyqane), ata dolen neper treg dhe e bane aty shfaqjen.
Dy burrat hidhnin perpjete tri thika te mrehta ,kund dy metra naltesi, tuej i prite ne doreza e tuej i alternu me shpejtesi njena me tjetren!..
Ndersa grate, e veshuna me kostume interesante prej mendafshi me ngjyra te bukura tipike kineze, e banin kete pune si burrat, por me topa leshi, ka 7 cope pernjihere!
Kinezi tjeter, i shkurte e i vogel, me nji tamburel, shoqnu me ritem e kange, mblidhte shperblimin qe secili prej popullit dhuronte simas deshires!
Ne veren e vitit 1936, ne Shkoder, pati ardhe nji ekuilib rist gjerman i thirrun alleman me demonstru nji aktivitet te rralle sportiv me biçiklete ne tel!..
Lajmi u hap shpejt si rrufeja e mori dhene.
Ne qendren e qytetit( qytet i njohun per rrethim ujor e ishullor e per humor gojor), u mblodhen burra, gra e femije!
per realizimin e shfaqjes, u lidh nji tel prej shpise se Daberdakut (aty ku ka kene muzeu ateist) me posten e vjeter (sot e prishun)
Ekuibristi me emnin Peter Stefen Grud, hypi ne biçiklete dhe filloj te bante lojna te ndryshme tuej kalu prej njenit skaj ne tjetrin te telit e tuej habitun spektatoret…
Shtypi i kohes i pati dhane jehone kesaj ngjarje sportive! Poeti Fabjan Çoba e ka kujtu ma vone me nji poezi;
Nji pelivan gjerman(alleman)
me biçiklete, ban lojna ne hava..e gjithe shkodranet kishin mbete, me kryet perpjete tuej pa! Ha ha ha..
*
Ju baj me dite miqte e mi se ne muejin shtator nuk do te jem aktiv ne fb…Ju falnderoj per liket e komentet qe i keni ba statuseve te mija!
Ne nisje per nji udhetim ( viagio shtatori) “Rreth botes per 30 dite”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.