Nji lutje e pershpirtshme per tane bashk dukagjinsit e mi, e bashk malsort e mi qe mendojne me investue ne vendlindje: asht shum e shejt trashegimia jone natyrore e kulturore qe me ndertue me tulle e me beton n’Malsite tona. Nuk krahasohet asgja me gurin e drunin e çrregullt te zonave tona.
Nese babat e gjyshat tone, e kane bajt n’shpin gurin e trent me or e me dit, at’her pse mos ta bajm dhe na me gjysen e mundit tyne? Turizmi nuk asht sot per neser, e aq ma teper jeta n’kto male!
Do kete shum ma sukses kush nderton nji kat me gur vendi e me tradit sesa ata qe çojn 10 kate me tulle e gips.
Asht shum ma i bukur dhe terhekes per turizmin vathi i bagtive qe kena pas dikur sesa 10 ton beton e tulle.
Veç shikoni pak kto dy foto, nji kull 300 vjeçare ne Abat, Shale e familjes Piniqi dhe nji ndertes betoni nga interneti. Ksaj nderteses poshte nuk i flet as guri as druni si kulles nalt….