Të vrasësh simbolin !

0
196
Kam dëgjuar dhe lexuar shpesh këto ditë se reagimet kundër Bashës për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, janë emocionale dhe të nxituara.
Jam munduar ta analizoj dhe ta pranoj si të tillë, por nuk gaboj kur them se për Doktor Berishën demokratët nuk mund të gjykojnë jashtë emocioneve.
Nuk mund të gjykojnë jashtë emocioneve, sepse me Të i lidh shpirtërisht një nga momentet më të shenjuara në gjithë historinë e Shqipërisë, por edhe më shumë se aq :
Rrëzimi i diktaturës, themelimi i PD, pluralizmi, fjala e lirë, zhvillimi ekonomik, integrimi, lëvizja e lirë si qytetarë europianë ….
Nuk mund të gjykosh i zhveshur nga emocionet për liderin historik dhe simbolin e trashëgimisë historike të PD.
Ndaj, unë, si mijëra e mijëra demokratë, nuk mund të pranoj një vendim që poshtëron dhe zhvlerëson këtë simbolikë, një vendim të marrë me ftohtësinë e llogaritësit të interesave të momentit, duke mos parë, për shkak të miopisë politike, pasojat shkatërruese deri në tkurrjen e dhimbshme të PD .
Çfarëdo arsye të servirin për këtë vendim, atë nuk e pranon shpirti i demokratëve.
Politika nuk është thjesht kalkulim, ajo nuk mbijeton dot pa frymëzimin që i nxit njerëzit ta ndjekin pas dhe t’i besojnë.
Zoti Basha, me ose pa dashje, ka vrarë shpirtërisht demokratët.
Zoti Basha, me ose pa dashje, ka humbur pa kthim besimin e demokratëve.
Zoti Basha, me ose pa dashje, e përçau në mënyrë dramatike Partinë Demokratike.
Çfarëdo argumenti të japë, realiteti nuk zhbëhet !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.