Te Deum Laudamus Dardania (Kosova)!

0

Nga : Ndue BACAJ

Në vend të një urimi me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës .

Mendova ta titulloj kështu urimin time , me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosoves , pasi është pikrisht Niket  Dardani biri i shenjeteruar i kesaj treve Ilire, i cili në shekullin e IV-të perveç shumë veprave të tjera ,ka lenë trashigimi edhe Hymnin e Kishes Perendimore (Katolike) ,Hymn që është edhe sot në fyqi, dhe titullohet  TE DEUM LAUDAMUS ( Ty Hyje të Lavdrojmë ,apo Lavdrua qofsh o Zot ). Ky hymn ndër shekuj u bë më i famëshmi i të gjithë Krishterimit , u bë kryehymni i madh i jetes në Europ , simboli sinjifikativ i shpresave ,ënderrave dhe triumfeve shpirtërore . Hymni kendohej kryesisht në raste kurorzimesh … por edhe fitoresh.. E natyrish nuk ka fitore më të madhe e ditë më të lumtur se sa 17 shkurtin e vitit 2008 ,per Kosoven ,por edhe trojet e tjera etnike shqiptare që i kishte falur Zoti e grabitur ndër shekuj robi sllav edhe me bekimin e një pjese të Europes plakë.  17 Shkurti është dita e shenjteruar e shpalljes së pavaresisë nga parlamenti i Kosoves .. Kjo ditë ka marrë vlera reale falë edhe  faktorit më të rendesishem  nderkombetar të kesaj Bote , me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Gjermanisë , Anglisë , Italisë , Frances etj. , të cilet vleresuan drejtesinë e Shqiptareve të Kosoves , per të qenë të lirë e të pavarur nga zullumqaret ardhacakë , serbet, të zbritur së voni nga Uralet ,të cilet ndër shekuj u benë nga turma të mjerimit në shtet-kampion të shovinizmit. Ndersa  pretendimet serbe mbi Kosoven  u benë shkrumb e hi , se mbi ketë “dysheme” qendronin “argumentet” e dajave të  Sulltan Muratit II  ,birit te shkines – Hierines së Gjergj Brakoviçit ,  para-ardhesi i të cilit car Llazari kishte tradhtuar koalicionin  nderballkanik në betejen antiotomane  te Fush-Kosoves 1389, i cili si “shperblim” ishte  vrarë  duke ikur si “trimat”. Per rreth  96 vite (1913-1999) trojet etnike  shqiptare të Kosoves kishin luftuar per lirinë e pavarësinë e tyre , gjë që shqiptareve u kushtoi  rreth dyqindëmijë  deshmorë e martirë të lirisë , duke berë që pavarësia e Kosoves t’i  kenë rrënjët në lumej gjaku e oqeane sakrificash… Masakrat e genocidi i  Serbeve në trojet shqiptare të Kosoves martire kishin si fund vitin 1999 , kur  Europa dhe Bota Demokratike u detyruan të ndalin doren gjakatare që vetem per ketë  kohë  kriminelet serbë të Millosheviçit  kishin vrarë e zhdukur rreth pesëmbëdhjetëmijë shqiptare , por  edhe kishin keqtrajtuar e debuar nga trojet e tyre etnike rreth  njëmilion shqiptarë të tjerë… Që nga 17 shkurti (2008) Dardania e moçme ,apo Kosova e sotme  është e lirë dhe pamvarur  dhe po rikthehet në “sofren” Europiane , në atë “Sofer“ që kishte pasur vendin  që me krijimin e jetes mbi keto troje.. Rreth  30 shekuj  me parë, Homeri  në  Kryevepren e tij , ILIADA “hymnizonte” rolin Dardan në  Luften per mbrojtjen e Trojes ,me prijesin  e tyre , legjendarin ENEA…Ndersa poeti romak Virgjili  në  poemen “ENEIDA” nder te tjera “vargezonte” :

“O DRITË  E DARDANISË  /
T’I SHPRESA MË E MADHE E TROJANEVE /
PSE U VONOVE..?”

Por edhe Europa e epokes së perqafimit dhe perhapjes së besimit e qytetrimit Kristian ka në themel të saj kontributin Dardan…Flori dhe Lauri  janë  dy martiret dhe shenjetoret e parë në “Ballkan” që u martirizuan per besimin Kristian  (në Ulpiana , jo larg Prishtines së sotme , nga fillimi i shek.II-të )… Nga Trojet Dardane – Nishi (Nasiusi , sot i grabitur nga Serbia) ishte edhe Kostandini i Madh , perandori (i perandorise Romake) ,që me ediktin e Milanit (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve të vetë ,që deshironin të perqafonin e perhapnin besimin e ri e jetdhenes Kristian (që në trojet Dardane e predikoi vetë Shen Mateu-Ungjilltare (dishepull i Jezu Krishtit). Me ketë “veper” ligjore Kostandini i Madh , nxorri Krishterimin nga katakombet në drite të diellit , dhe  kishat e katakombeve  i zevendesoi me katedralet madheshtore ,të cilat ishin ndertesat më te bukura që kishte parë deri atehere njerzimi.. Perseri ky perandor me origjin Dardane-Kosovare në vitin 315 ligjeron krijimin e fondit  per të ndihmuar jetimet. Ndersa në vitin 321  firmos  dekretin e së Dieles si ditë pushimi (e feste) per të gjithë banoret e  Perandorise (ku bente pjesë thuajse krejt Europa dhe bota e konsiderueshme e asj kohe) ,duke zevendesuar perfundimisht të shtunden hebraike..Vargu i Martireve e Shenjetoreve në themelet e qytetrimit Perendimore Kristian nga raca jonë Ilire është rreth 600…deri tek Shenjëtorja Nënë Tereza , ndaj Europa dhe Bota e sotme e kanë kuptuar me të drejten e Zotit  se Dardania e  moçme apo Kosova e Sotme është TOKA e SHENJT e besimit dhe qytetrimit  Perendimore (e jo e ardhacakeve të vonë sllave) … Simboli i binomit Fe  dhe Atdhe , poeti kombëtar , At  Gjergj  Fishta në “Iliaden” shqiptare , Lahuta  e Malesisë e “perkufizon” ketë histori me vargjet lapidare :

“E në breshtet t’Kapitolit  /
dalë nuk kishte e murrtë ulkoja /
per me i dhanun sisë Romolit /
mbasi shembë kje per dhe Troja /
e atje larg ,po , kah Urali /
nëper ato breshta të larta /
sillej shkjau si shkërbë /
tuj kerkua per molla t’tharta /
kur n’keto vise të Ballkanit  /
të Parë tonë Pellazgtë e motit /
gjanë e gjallë kullotshin planit /
qetë i ngitshin n’fushë të Zotit /
kishin frone e ligje  të mbara /
e gjatë shtegut  t’qytetrimit /
ishin shty ata larg perpara /
që me pranverë të rruzullimit ./
Prej kah fillë xen rriba e Verit / ….
prej Kaukazit e n’shkamb t’Doverit / ….
fis ma t’vjeter kund nuk ka /
se asht  ky fisi n’za i Shqiptarit /;
në mes t’cilit punët e mëdha /
për Europë  xunë t’enden  sparit…”.

Per ta besuar Europa e re këtë histori të vjeter e të vertetë u desht që trojet shqiptare të Kosoves të kishin në krye të vendit një “GAND” gjigand të mendimit e veprimit si  Ibrahim Rugovai cili në perjetsi është ikona historike e pavaresisë , që largojë edhe hijet arabo-aziatike , që na kishin lënë “peng” shekujt e pushtimit  otoman , ndersa  Hashim  Thaçi,  Ramush Harajdinaj , Adem Jashari dhe familja Jashari , si dhe dhjetra e mijëra luftëtar të UÇK-së dhe drejtues të tjer të ushtrisë çlirimtare te Kosoves ,e veçanarisht deshmoret e kesaj lufte janë perjetsuar  në panteonin e pavdekshem të lirisë e pavarësisë së Kosoves ,por edhe të vetë Europës Perendimore ,në themelet e së ciles raca jonë ka kontributin  më të madhe ( kujtojmë “mesin” e shek.XV Gjergj Kastriotin) , por mjerisht (shpesh)“shperblimin “ më të vogel…Gjithsesi NE shqiptaret në keto ditë gezimi , Lavdrojme Zotin tonë (që është një e vetem një , pavaresiht nga rruga që kemi zgjedhur per t’a “takuar”Zotin…) , ndersa unë në ketë urim mendova ta lavdroj Zotin duke cituar disa nga fjalet e pavdekshme të Hymnit të Kishes  Katolike , të shkruara mbi 16-të shekuj më parë  nga biri i trojeve tona Niket Dardani  :

“….Të lutemi Zot , ti mos na lësho  /
Dhimbëshem Zot me na bekue  /
Prej armiqeve na shpëto /
Shpirt e trup t’i me na i shpetue /
Pergjithmonë deri në amshim /
Do të këndojmë lavdi o Zot me gëzim.”

Ashtu qoftë sot e pergjithmon… Gëzuar shqiptar kudo që jeni , dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës…

Malesi e Madhe , me 17 shkurt 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.