Takimi i parë i projektit »Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit

0
 Tonin Alia Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Takimi i parë teknik i projektit të FSHP me Qeverinë Sllovene dhe Klasterin e Industrisë së Drurit
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore zhvillohet takimi i parë teknik mbi projektin »Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit përmes përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe trajnimit të aftësive”.
Në të mbajtën fjalën përshëndetëse Ambasadori i Sllovenisë, H.E. Peter Japelj; Z. Prof. Asoc. Leonidha Peri, Dekan i FSHP; Z. Sulejman Ulliri, Wood Industry Cluster Albania, Kryetar i Bordit Ekzekutiv; Z. Artur Kala, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Z. Bernard Likar, Koordinator i projektit.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Takimi u zhvillua me partnerë të projektit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim midis Sllovenisë dhe Shqipërisë, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në përmirësimin e konkurrencës ekonomike të sektorit të prodhimit të drurit në Shqipëri nëpërmjet rritjes së aftësive teknike, aksesit në institucione më të përgjegjshme të AAP-së. dhe dialogu publiko-privat.
Projekti është financuar nga Qeveria Sllovene nëpërmjet UNIDO dhe pasi u miratua së shpejti do të fillojë me implementimin e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.