Sot ne “Kuvendin tone mes grave e vajzave mirditore” e vazhdojme me kengetaren Dava Gjergji

0
Dava ka lindur ne Gojan ne nje familje te thjeshte mirditore.
Moter e tre motrave dhe nje vellai, Dava tregon se eshte rritur nen tingujt e çiftelise e te kenges qe e vogel pasi babai i saj dhe gjyshi kendonin me çifteli e sharki.
“Vete babai im me merrte ne mbremje kur akoma nuk i kisha 6 vjeç e me mesonte ti bija çiftelise e kendonim se bashku mbrembja per shtepine tone ishte si nje feste e vogel pasi kenga e loja ishin te pernatshme mes nesh “… tregon Dava e veshtrimin e hedh larg e mbushet thelle me fryme…..
Pyetje
Dava ke filluar ti biesh çiftelise atehere kur çiftelia ishte me e gjate se ti … kush te ka mbeshtetur me shume te ndjekesh rrugen e artit, te kenges ne fillimet e tua?
Dava
Po e vertete kam filluar te kendoj e ti bie çiftelise kur çiftelia ishte me e gjate se une.
babai im se gjyshin kendonin neper dasma ne gezimet familjare dhe ai i pari verejti tek une talentin dhe deshiren per kengen dhe per çifteline.
Pra ne gjithe karrieren time deri sa ishte ne jete ai me ka mbeshtetur, edhe nena ime ma ka mbeshtetur por si nenat ajo deshironte me shume te me shihte me pune dore ne dore sesa me çifteli.
Me vazhdimin e shkolles pastaj aktivizimi im ka qene ne cdo koncert te klases e shkolles si ne 8 vjecare po ashtu edhe ne gjimnaz, ne shkollen e fshatit tim Gojan pasi aty i mbarova te dyja.
Pyetje
Dava ti ishe nje artiste e re qe aktivizoheshe ne koncerte te ndryshme si ne Gojan po ashtu edhe ne Puke cfare. deshiroje te studioje?
Dava
Deshira ime ishte akademia e arteve por te drejte studimi me dhane mesuesi te cilen e mbarova ne Shkoder .
U ktheva ne Gojan dhe fillova te punoj si mesuese per pak kohe , me pas drejtova “Shtepine e kultures “ne Gjegjan, bera dhe nje vit shkolle per kte detyre.
Me vone arrita ta mbaroj edhe Akademine e Arteve dhe realizova deshiren time te mbetur te pa realizuar deri ne ate moment.
Pyetje
Mund te na tregosh per aktivitetin e Shtepise se kultures ?
Dava
Shtepia e kultures ka qene nje qender qe ishte pothuaj gjithmone plot, femije qe mesonin instrumenta te ndryshem, kenge, valle, koncerte pa pushim, nje nga detyrat Shtepise se kultures ishte edhe puna me grate , rritja e emancipimit,perfshirja e vajzave dhe grave ne aktivitete te ndryshme.
Me kujtohet qe merrja gazetat e shkoja ne brigatat e kooperatives dhe ju lexoja gazeten vajzave e grave, perte politikes se sdua ta politizoj por ne gazeta si Zeri i Rinise, gruaja shqiptare kishte artikuj interesant, kishte poezi e ky moment pritej me interesim, vizitoja grate edhe neper shpia i ndihmoja me cfare mundja, ju kerkoja nenave te vjetra te me tregonin histori te hershme o kenge te hershme te rinise se tyre.
Mirditori gjithmone ka kenduar ne cdo kohe , ju kerkoja te me tregonin per forklorin per kostumet e traditen kto informacione na sherbenin per ansamblin ne Festivalet Folkloristike me Rrethin e Pukes.
Pyetje
Por nderkohe ti kendoje ?
Po une kendoja e me grupin e Gojanit jepnim koncerte ne 5 fshatrat qe permblidhte Gjegjani sepse qendra ishte Gjegjani.
Une gjithmone kam kenduar e punuar njekohesisht.
Zbuloja talente e i promovoja aty ku psh hasnim problem nga familja qe nuk i lejonte psh vajzat te kendonin shkoja ne shpi e flisja me prinderit deri sa i bindja qe te lejonin vajzen e tyre te kendonte.
Shpejt behem pjese e ansamblit Puka ne puke.
Pyetje
Cfare mentaliteti kishte ne ate kohe per ty si kengetare e si vajze?
Dava
Nje mentalitet i veshtire e mbytes, isha e paragjykuar shume e me ka ndodhur te degjoj fjale per personin tim por kurre se ndala kengen e kurre nuk e ula koken ,per mua kenga ishte superiore e cdo mentaliteti, une perkrahesha fort nga familja ime e familja ime ishte krenare per mua.
Pyetje
Me cilen kenge ke kenduar se pari ne skene?
Dava
Kenga e pare ka qene nje kenga “Çfare nuri ka Shqiperia” kenge qe i kushtohej asaj kohe.
Pyetje
Kush ti shkruante kenget?
Dava
Kenget qe kam kenduar une ne te vertete i kane shkruar persona qe une vertete jam krenare dhe shume e lumtur qe kam patur rastin te bashkepunoj e te kendoj krijimet e tyre.
Permend te Madhin Gjoke Beci i cili ka hskruar disa kenge per mua, Ndue Shytin, Gjovalin Dushaj,Fran Vukaj…
Pyetje
CIla kenge te ka bere te njohur ne publik?
Dava
Kenga qe me ka bere te njohur mendoj se ka qene kenga “Hidhe vallen Puka jone” nje kenge e shkruar nha artisti i madh Ndue Shyti dhe kenge qe mendoj e dinin dhe e kendonin te gjithe.
Pyetje
Sa here ke marre pjese ne festivalin e Folklorik te Gjirokastres?
Dhe cfare aktivitetesh te tjera ke debutuar si Brenda dhe jashte vendit?
Dava
Kam marre pjese 4 here ne festivalin Folklorik te Gjirokastres si fillim ne vitin 1978 e me radhe, kam marre pjese ne disa festival te tjera te kenges popullore .
Une kur kujtoj aktivitetin tim artistik brenda dhe jashte kufijve me thene te drejten vertete edhe vete bafasohem sa shume kam kenduar e ne sa shume skena e vende te ndryshme kam qene dhe falenderoj Zotin dhe gjithe ata qe me kane mbeshtetur e dhene mundesine te jem pjese e shume grupeve te ndryshme.
Kam kenduar mbi 300 kenge , kam bere 8 albume e kam kenduar kudo ku ka Shqiptare ne pothuaj gjithe boten .
Kam filluar te kendoj jashte kufijve ne vitin 1979 ne malin e zi me ansamblin puka, ne 1982 ne Turqi me ansamblin Migjeni, me vone ne Kosove me ansamblin Tropoja,ne Amerike 1990 me grupin e ÇESK Zadese e organizuar nga Ministria e Kultures,neper Europe ku jane organizuar mbi 80 koncerte pas luftes se Kosoves.ktu dua te cilesoj se te gjitha keto koncerte ishin humanitare te cilat prezantoheshin nga Silvana Brace dhe aktori i madh Reshat Arbana
Ne keto koncerte pas luftes se Kosoves une dua te kujtoj emocionet e jashtezokonshme qe kemi perjetuar sidomos ne koncertet ne Kosove kujtoj nje koncert te cilin e prezantonte Silvana Brace dhe Gjok Beci koncert qe kendonin te gjithe me lot ne sy dhe te gjithe ne kembe.
E veshtire te pershkruhen por te paharruara emocionet
Pyetje
Dava a thuaj ca titij kengesh qe per ty kane lene vertete shenje
Dava
Kenget i du ate gjitha e te gjitha i kam kenduar me dashuri e shume emocion
Por po mundohem te rreshtoj disa prej tyre
Hidhe vallen puka jone
Hajde me pranveren
Lule bjeshke
Prin flamuri ne shqiptari
Jam shqiptar i shqiperise se vjeterKish Mirdita djem azgana
Kurr sun dame moj moter
Ministrat ne londer
Jam Mirdita
Pranvera me lule
Krenarine ma dha gojani
Per ju kendoj perjete o vllazen
Pyetje
Dava ke patur bashkepunume me kengetere te tjere?
Dava
Po kam patur bashkepunime te ndryshme psh mund te permend motrat Gjela Duka e Prena Beci
kam kenduar me Ibrahim Tukicin, me vellain tim , e me shume te tjetre qe nuk arri ti permend te gjithe por smun te le pa permendur djelin tim Besartin edhe me besartin e kam kenduar, kam kenduar e vazhdoj te kendoj me talente te rinju te panjohur per ti ndihmuar ne rrugen e tyre te artit.
Tani na trego dicka per familjen tende te krijuar…
Dava
22 vite me pare ftohem ne nje koncert ne gjilan nga nje person i cili martonte vellain.
Shkoj ne dasem kendoj dhe aty gjej dhe burrin tim te ardhshem .
Dashuria jone u plotesua me ardhjen ne jete te Besartit i cili sot me mbush plot jete e me ben te ndjehem nena me e lumtur ne bote.
Projekti qe po punon se fundmi?
Une vazhdoj te kendoj me shume pasion e deshire , e bej ne dasma e gezime familjare me gjithe repertorin tim por dhe kenget e reja jane pjese e aktivitetit tim ,
kenga e fundit qe po punoj eshte nje kenge per kishen e Shna Ndout e skruar nga Amarildo Vokrri
Se fundmi sa eshte vlersuar Dava Gjergji ?
Dave
Vlersimin me te madh ma jep publiku qe nuk u lodh asnjehere, ma japin duartrokitjet e tyre, ma japin ftesat e tyre per te me patur akoma ne koncerte por e jam shume e nderuar dhe e vlersuar edhe nga istitucionet.
“Qytetar nderi i Gjegjanit”
“Qytetar nderi e Pukes”
Jam nderuar me cmime te para ne Festivalet Folkloristike te Gjirokastres
Çmimi i pare TV Sh per kengen popullore
Çmimi i pare ne TV klan per kengen popullore
Mjeshter i Madh nga presidenit i shqiperise
Dava Gjergji te falenderoj shume per kte interviste kaq interesante e te bukur.
Nje jete plot me muzike e art, nje jete plot emocione te dhuruara e te marra.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.