
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të dy turistëve zviceranë, të cilët mbetën të bllokuar për gjatë orëve të mbrëmjes në malin e Korabit.“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe #KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar.Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, shkruan Peleshi