SHOQATA E BJESHKATARVE “RUMIA” NË ULQIN, I SHLYEN GJOBEN E VËNË NGA POLICIA E MALIT TË ZI, FLAMURTARIT SHKODRAN IRFAN DOMNORI

0

Ndërsa para hotel Turizmit “Rozafa” në qytetin e Shkodres po realizonim një intervistë me flamurtarin shkodran Irfan Domnori, pranë kameres sonë jane afruar dy qytetar.
– Na falni per shqëtësimin, ne vijmë nga qyteti i Ulqinit, për të takuar zotni Irfan Domnorin. Kështu jemi takuar mesditën e kësaj të marteje, krejtë rastësisht me kryetarin e Shoqatës Bjeshkatarve Rumia me Seli në qytetin e Ulqinit.
– Ne të gjithë Ulqinaket dhe Krajanet ndihemi jo mirë, madje të indinjuar për incidentin e ndodhur në Krajë me flamurtarin shkodran Irfan Domnori, ndaj kemi ardhur ti kerkojmë ndjes, u shprehen njeherazi kryetari i kësaj shoqate Fatmir Markashi dhe Rasimi, llogaritari i shoqatës së Bjeshkatarve Rumia. Pas këtij takimi informues dhe një interviste paraprake, teksa po pinim një kafe, mesuamë dhe faktin teper sinjifikativ. Shoqata Bjeshkataret e Rumisë, kanë marrë persiper të shlyenin faturen e gjobës së vëne ndaj flamurtarit shkodran nga policia e shtetit Mal i zi dhe ne asistuam në dorzimin e shumës prej më shumë se 300 euro. Ky akt sa fisnik , aq edhe njerëzor dhe vllazëror, tregon edhe një herë për solidaritetin e shqiptarve në çdo rast dhe për më tepër në kësi rastesh kur ndodhin pikërisht në muajin e ditëlindjes së pavarisë së Shqiperisë, ku Flamuri kuq e zi është në duartë dhe zëmrat e shqiptarve. Ishte vertetë ky akt sa njerzor, aq edhe motivues për të gjithë, madje flamurtari shkodran Irfan Domnori, ndonse ka nje tipar burrërië të pashoq, kjo fale dhurates së natyrës , ku fisnikëria dhe pamja fizike janë në sinkron me njëra tjetren , përseri dy lot gëzimi dhe lotë mirënjohje, do ti jepnin shkelqimin e duhur syve të tij si sy shqiponje. Është pikërisht, kjo e gjitha, tashmë Shqiptarët janë bashkë , nuk i ndan kufiri e as fatura e një gjobë për valvitjen e flamurit. Flamuri tanime valon…
Ndërkaq menduam se ia vlenë të permëndet nderi dhe respekti i burrave, i këtyre Bjeshkatarve të Rumisë, të cilët veçmas këtij xhesti sugjestinues për shlyerjen e faturës së flamurtarit, dhuruan dhe mirënjohje edhe për mediat shqiptare që e percollen këtë ngjarje. Një mirënjohje te tillë e meritoj dhe Revista “Fjala”  dhe Tv Kopliku.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.