Ashtu thjeshtë, pa zhurmë dhe pa bujë mediatike, por edhe largë “sulltaneteve” e pompoziteteve zyrtare, por gjithnjë e pranishme në çdo evente dhe panair që organizon shoqata e artizanve shkodran. Filja jo vetëm që nuk mungon, por gjithënjë është prezente me prodhimet e duarve të saja. Ndaj nuk do të mund të konsiderohet vlersim me “hatër” të bërë nga shoaqta atdhetare M.Madhe me president Ilmi Kurtin por edhe nga Muzeu etnografik i Malësisë në Lekaj Tuz dhe Shoqata Ana e Malit. Të tria këto shoqata s’bashku i kanë akorduar Files titullin Mirënjohje. Në vlersim të punës së saj dhjetra vjeçare në fushen e prodhimit të veshjeve kombëtare. Punimet e saja falë mjeshtërisë artistike dhe duarve plot levizshmëri kane arritur të kapercejne jo lumenj e liqene, por dhe dete e oqeane. Kështu kjo mjeshtre mund të thuhet me plot gojë që e meriton Mirënjohjen e të gjithëve.