Shkodra dhe Venezia 

janë dy rajone me lidhje që datojnë shekuj më parë.
Sa herë flitet për historinë e qytetit tonë, është e pamundur të mos ndalemi tek ky fakt. E natyrshme kur këto lidhje mbeten ende të forta dhe ka pika takimi, si në ekonomi, art apo turizëm, kënaqësia shtohet.

I tillë ishte edhe rasti i fundit ku pata privilegjin të prisja në brigjet e Shirokës, pas një udhëtimi fantastik me Gondolat Veneziane në ujërat e liqenit të Shkodrës, miqtë e “Associazione Settemari Asd, Aps di Venezia”. Ata janë intelektual të fushave të ndryshme por që i bashkon një pasion.

Nuk kishte si të bëhej më i bukur promovimi turistik i Shkodrës, sesa në këtë formë, ndërsa i ftova miqtë nga Venecia të rikthehen për të eksploruar të tjera mrekulli të bashkisë tonë.
