Gruaja që vlen më shumë se një Akademi

0
Shkroi Farida Ramadani
Shkodër    Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme
Me Dr Nusha Zhuba apo siç e njoh unë Ana Hida jam takuar disa herë në aktivitete kombëtare, folklorike etj e kudo na ka befasuar me studimet e saj bindëse për prejardhjen tonë, deshifrimin e shkrimeve të ndryshme dhe spjegimin me fakte e argumente të fjalëve të ndryshme. Është një grua që me plotgojë mund të them se është një gur i çmuar kombëtar. Studimet e saja të pashterrshme, pa kohë, në kontakt me shumë përsona për të hulumtuar në rrënjët e lashta historike të fjalëve ,shkrimeve apo përsonave të ndryshëm të kulturës,artit, historisë etj mbi prejardhjen e tyre dhe me lëvizjet e tyre në kohë të ndryshme. Hulumtimet e saja shkencore prej vitesh duhet të vlerësohen shumë dhe të kenë vëmendjen e duhur nga institucionet përkatëse.  Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme   Kohët e fundit pata fatin të jem pranë përsonaliteteve të respektuara të kulturës, historianë, albanologë, gazetarë, shkencëtarë, aktivistë etj me ftesë nga Z Mark Gjoka organizatori i këtij eventi që vlen për tu përmendur për organizimin e mrekullueshëm në Memorialin e Skenderbeut në Lezhë ku na njohu me hulumtimet apo kërkimet shkencore që kishte bërë Doktoresha në lidhje me Piktorët e shquar të Rilindjes Europiane “Gjonina” pas 500 vitësh të cilët i sjell në Lezhë. Argumentet e saja mbi këta piktorë, origjinen shqiptare dhe vlerësimin që Europa i ka bërë këtij grupimi piktorësh ishin aq të qarta dhe mbështilleshin me faktet origjinale spieguese sipas saj.Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambiente të jashtme dhe teksti Në bashkëpunim me Konsullin e Nderit te Austrisë Z Gjergj Liqejza sollën mjaft të dhëna e fakte mbi këtë argument. Z Gjergj Liqejza është shkodrani i nderuar që ka vënë vulën në Shkodër të disa aktiviteteve kulturore, kombëtare pse jo dhe disa herë humanitare. Mikja ime Ana në bisedë me të më tha se do punonte sa të ketë frymë për identitetin, vlerat dhe origjinen tonë kombëtare.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme Më pëlqejnë gratë e guximshme, kurajoze dhe që duhet të jemi krenarë për punën e tyre jo vetëm ne por e gjithë kasa politike, ajo shkencore dhe kulturore e historike. Njëkohësisht gjej rastin që të falenderoj dhe Bashkinë e Lezhës me Kryetar Z Pjerin Ndreu që përherë mbështet aktivitete me tema të tilla kulturore dhe historike. Njerëz të tillë i duhen Shqipërisë, pozitiv, hulumtues, të palodhur për të bërë më të mirën për kombin e tyre. Zoti të dhashtë shëndet e forcë për të vazhduar mikja ime !Ti i duhesh Marëshqiptarisë!
Faleminderit Nusha Zhula!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.