
Në nder të kësaj dite, Shoqata Para-Tetraplegjikeve Dega Shkoder , organizoi një aktivitet me fokus gjithëpërfshirjen e barabartë.
Krijuam një ambjent bashkëkohor dhe një ditë ndryshe në memorien e anëtarëve tanë, me pasqyrimin e arritjeve të Shoqatës në sfond, bashkëbisedime, humor, këngë dhe feedback pozitiv nga secili pjesëmarrës.
Bashkë me :

Prefekten e Qarkut Shkodër Znj. Majlinda Angoni
Kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Znj. Brisela Truma Kadija
Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër Znj. Valbona Tula
Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Sociale Znj. Nersada Mandija
Këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili
Humoristin shkodran Tan Brahimi
40 #anëtarë të Shoqatës me kujdestarët e tyre.

Të gjithë bashkë, u gjendëm afër PAK, duke sensibilizuar organet qendrore dhe vendore, që t’ju japin përparësi dhe të mos i lënë në harresë personat me AK.
Koktejli i ditës së sotme u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Ormir Sharri.
Në përmbyllje Bashkia Shkodër ofroi pako ushqimore për 40 pjesëmarrësit e target grupit tonë.