Shkodër/ Rikthehen në vëmëndje Molet turistike në Liqënin e Shkodrës

0
Projekti Almonit – Financuar nga Bashkimi Europian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit konkret.Mund të jetë një imazh i 2 persona, bazen uji dhe teksti që thotë "ZOGAJ TOURISTIC MOLE"
Molet Turistike në Liqenin e Shkodrës “Almonit” është projekti që së shpejti do të krijojë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit. Me këtë projekt merr një tjetër dimension zhvillimi i turizmit dhe ekonomia në këto zona dhe krejt territorin e bashkisë Shkodër.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bazen uji
Në këtë takim mes përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër, FSHZH, Komunës Tivar dhe aktorëve të tjerë, ishte i pranishëm edhe arkitekti Jesus Hernandez, një prej kontributorëve kryesorë të planifikimit të zhvillimit në zonën e Liqenit dhe hyrjes së qytetit të Shkodrës, i cili paraqiti vizionin e tij për një zhvillim të integruar të të gjithë zonës.Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë, tabelë dhe ambiente të brendshme
Molet që do ndërtohen do të jenë një vlerë të shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve. Bashkia Shkodër do të jetë e angazhuar që këto mole të jenë jo vetëm pika për ankorimin e varkave të lehta dhe nxitjes së lundrueshmërisë në Liqen por edhe si qëndra rekracionale në të cilat do të jetë e mundur të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore e mjedisore që nxisin vizitueshmërinë dhe turizmin.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.