Reagojnë trajnerët e atletikës, Marashi dhe Rrotani
Rikthehen problemet e pistës së tartanit në stadiumin “Loro Boriçi”. Komuniteti i atletikës shkodrane është i shqetësuar me situatën në fjalë, pasi kjo është hera e dytë që ndodhë një gjë e tillë. Në momentin e parë dëmtimi ishte i përmasave të mëdha duke detyruar kompaninë përkatëse ta zëvendësojë tërësisht shtresën e tartanit përreth pistës së stadiumit. Ndërkohë, tashmë shenjat e para kanë filluar në pjesën e tribunës qëndrore, në të cilën ngarkesa e pranisë së atletëve shkodranë është më e madhe.

Shqetësimin për dëmtimin e pistës së tartanit e përcjellë edhe trajneri Bruno Rrotani, i cili krahas të tjerëve stervit personalisht kampionin dhe rekordmenin Franko Burraj.
Krahas problematikës së zhvillimit të proçesit stërvitor të atletëve shkodranë, dëmtimi i pistës së tartanit, mund të bëhet pengesë për organizimin e aktiviteteve madhore ndërkombëtare, për të cilat kohë më parë u premtuan nga Federata Shqiptare e Atletikës.