SHKODËR/PROMOVOHEN DY LIBRA , NGA DY AUTOR

0
Sot, më 16 dhjetor, te Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder, përmes një bashkëpunimi mes departamenteve të Letërsisë të Universiteteve të Korçës “Fan Noli” dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u promovuan sot, më 16.12.2023, në prani të krijuesve shkodranë, studentëve dhe nxënësve të talentuar në letërsi, vëllimet me tregime: “Dritarja majë çatisë” Eris Rusi dhe “I ra mjegulla Buenës” Arben Prendi. Të dy librat janë botime të Shtëpisë Botuese “Schnell”.Mund të jetë një imazh i 6 persona
Takimi u moderua nga pedagogia Dr. Merita Hysa, e cila, duke paraqitur profilet krijuese të dy autorëve, vlerësoi bashkëpunimin mes dy universiteteve edhe në përcjelljen dhe studimin e letërsisë më të re.
Përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese “Schnell”, shkrimtarja Eralda Baze, theksoi mbështetjen e kësaj shtëpie botuese për letërsinë cilësore dhe nevojën që vetë institucionet universitare të thellojnë bashkëpunimin mes tyre edhe në fushën e njohjes dhe studimit të letërsisë.
Për vlerat artistike të librit me tregime “Dritarja majë çatisë” të dr. Eris Rusit, referuan Dr. Gëzim Puka, prof.as.dr. Arben Prendi nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ndërsa për librin me tregime “I ra mjegulla Buenës” të Arben Prendit, referuan Dr. Ilia Shyti dhe Dr. Eris Rusi nga Universiteti i Korçës “Fan Noli”.Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe persona duke studiuar Referuesit veçuan nevojën e shkrimtarëve për të njohur letërsinë e njëri-tjetrit dhe se ky takim i shërben edhe këtij qëllimi. Ata vunë në dukje teknikat narrative, tematikat dhe mjeshtërinë e të treguarit në vëllimet në fjalë duke bërë vlerësime të ndërsjellta për veprat në fjalë.
Studentët e programit Gazetari-Komunikim, Arjola Zadrima dhe Marjo Gjini shoqëruan kumtesat me interpretime nga tregimet e Eris Rusit dhe Arben Prendit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.