Shkodër/ Projekte strategjike infrastrukturore

0
  Shkodra është një portë e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe një nyje e rëndësishme transporti.May be an image of 7 people, people sitting and people standing
Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër vijon realizimin e projekteve të saj strategjike infrastrutkurore, me bashkëpunimin e partnerëve dhe donatorëve të ndryshëm.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, është angazhuar përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në realizimin Projektit Muriqan – Lezhë pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian.
Projekti ka shtrirje në territorin e Bashkisë Shkodër dhe do të japë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit të transportit duke ndikuar, veçanërisht, në përmirësimin e transportit në zonat me flukse të larta turistike.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër z. Ardit Çylybyli, mirëpriti sot takimin me ekipin e zbatimit të Projektit “Muriqan – Lezhë”, IPF 10 Planet Consorcium, duke dhënë mbështetjen maksimale për realizimin e këtij investimi kaq të rëndësishëm për Bashkinë Shkodër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.