Ai tentoi të provojë tradhtinë edhe duke sjellë si provë postimet me të cilat çifti, sipas tij, e kanë tallur lirshëm në Facebook.

Foto ilustruese
“Punoj çdo ditë në Spoleto, pas turnit i kam çuar fëmijët në stërvitje futbolli, i kam ndjekur për detyrat e shtëpisë dhe aktivitetet jashtëshkollore, kam punuar për familjen dhe ajo më ka tradhtuar. Ai filloi t’i jepte dhurata. E nxiti të më tradhtonte, duke e bërë atë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as tek fëmijët. Kishim një familje të bukur që u shkatërrua, për shkak të tij,”– u tha ai gjyqtarëve.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për “të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë”. I dashuri i gruas, sipas Gjykatës, nuk ka asnjë përgjegjësi pse dashuria mes çiftit kishte mbaruar dhe nuk mund të paguajë për të. Nëse do të shprehinin të kundërtën do të vendosnin në precendent të rrezikshëm