Këshilli vendor i sigurisë Publike, Shkodër zhvilloi takimin e radhës me temë: “Mbrojmë fëmijët nga krimi kibernetik”.

Gjatë trajnimit me ekspertë vendas dhe të huaj u diskutuan çështje si siguria në internet, rekrutimi i fëmijëve në krimin e rëndë dhe të organizuar përmes rrjeteve sociale, rolin e prindërve dhe të rriturve në institucione për të parandaluar këto situata. I pranishëm në këtë takim nga Bashkia Shkodër ishte nënkryetari z.Tonin Dedaj i cili theksoi rëndësinë që ka ndërveprimi i të gjitha institucioneve përballë këtyre situatave.

Përmes rasteve konkrete të diskutuara gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë në diskutojnë në detaje për mënyrën më të mirë të menaxhimit të rasteve kur fëmijët përfshihen në krimin kibernetik.
