Në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me praninë e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër, z.Onid Bejleri dhe zj.Teuta Qyteza, kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z.Kristian Shkreli, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, bashkive të qarkut, dhe institucioneve ligjzbatuese në fushën e turizmit diskutuam mbi mbarëvajtjen e sektorit të turizmit #QarkuShkoder .

U theksua rëndësia e punës përgatitore dhe masat e marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Institucionet Rajonale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik përfshirë këtu: menaxhimin e zhurmave, ruajtjen e rendit dhe sigurisë me vëmendje të shtuar në plazhe, kryerjen e shërbimit shëndetësor, furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike, mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, sinjalistilën turistike.

Kërkova angazhim maksimal të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qendror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët që vizitojnë bukuritë e rralla të Qarkut Shkodër.
