Shkrimtari Visar Zhiti fiton çmimin ndërkombëtar, “Camaiore – Francescco Belluomini

0

Shkrimtari Visar Zhiti ka fituar çmimin ndërkombëtar që jepet në Itali, “Camaiore – Francescco Belluomini” për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie mani” – “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, përkthyer në italisht nga Profesor Elio Miracco.Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino, mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi të botuara së fundmi, seleksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin-Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia

-Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia
-Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania
-Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca
-Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba
-Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia
-Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – ShqipëriaZhiti u zgjodh fitues në votimin e fundit nga juria, e cila dha edhe njoftimin, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në muajin shtator.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.