Jo vetëm në mjediset e brendshme duke ndërhyrë për të përmirësuar kushtet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, por rëndësi po i japim edhe territorit përreth tyre.
Në të gjitha institucionet arsimore në varësi të Bashkisë Shkodër po kryhet pastrimi dhe mirëmbajtja e oborreve të shkollave, këndeve të lojrave si dhe terreneve sportive. Gjithçka do të jetë gati për 12 shtatorin, kur nxënës e mësues rikthehen në bankat e shkollës.
Ndërhyrjet e fundit janë kryer në: Kopshtin dhe Shkollën “Hasan Dardhanjori”, si dhe gjimnazin e Oblikës në njësinë Ana e Malit, si dhe shkollat: Dobraç, Golem, Shtoj i Ri, Shtoj i Vjeter, Guci e Re, Hot i Ri, Grude dhe Bardhaj në njësinë Rrethina.