Gjatë ceremonisë simbolike me rastin e 110- vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër , shpreha mirënjohjen për të gjithë skuadrën e Policisë Vendore Shkodër , që kontribuon çdo ditë për një qytet të sigurt.
Nderim dhe respekt ndaj punonjësve të Policisë , bashkëqytetarëve tanë të rënë në detyrë në emër të sakrificës në përmbushje të misionit të tyre për të garantuar qetësinë publike
dhe një mesazh inkurajimi drejtuar të gjithë efektivëve sot për të dhënë më të mirën nga vetja gjatë përmbushjes së detyrës së tyre.