Shkodër/Dita e parë të vitit akademik 2024-2025, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

0

7 tetor 2024

Në ditën Dita zgjodhi Fakultetin Ekonomik për të përshëndetur studentët dhe për t’u uruar suksese në rrugën e vështirë, por të bukur të dijes, ndërkohë që secili fakultet e festoi këtë ditë me studentët e vet në godinat përkatëse.

Në fjalën e tij përshëndetëse rektori u uroi mirëseardhjen 898 studentëve të rinj të Ciklit të Parë të Studimeve (si dhe të tjerëve që do të na bashkohen gjatë raundit të tretë, 10 – 25 tetor).e parë të vitit akademik 2024-2025, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”e parë të vitit akademik 2024-2025, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Këtë vit numri i maturantëve në rang vendi ka qenë më i ulët, ndërsa numri i studentëve të regjistruar pranë universitetit tonë, deri në raundin e dytë të regjistrimeve, ka ruajtur të njëjtin trend, duke stopuar rënien dhe duke pritur 8 studentë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Vlen për t’u theksuar se këtë vit ne mirëpresim edhe 12 studentë nga Trojet, të cilët kanë zgjedhur Universitetin e Shkodrës për të kryer studimet.

Rektori ritheksoi një ndër prioritet e tij që, duke nisur nga ky vit akademik, do të ndryshojmë totalisht filozofinë e universitas, duke vënë studentin në qendër për mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin.

Ky do të jetë vizioni europian i UNISHK-ut, duke ndërtuar frymën e bashkësisë, promovimin e aftësive krijuese të studentëve, rritjen çdo ditë të prestigjit akademik e shkencor, në përballjen me universitetet partnere në vend e në botë.

Rektori vijoi takimet me studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.