Temperaturat e larta të këtyre ditëve dhe parashikimi për vazhdimësinë e tyre dikton marrjen e masave të duhura dhe angazhimin maksimal për t’i ardhur në ndihmë komunitetit veçanërisht në parandalimin dhe menaxhimin në kohën e duhur e me efikasitet në rastet e mundshme të zjarreve.
Nisur edhe nga kjo situatë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi sot Drejtorinë e MZSH – Shkodër (Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi).
REVISTA FJALA : TE RUHEMI NGA ZJARRI
Në takimin me drejtuesit dhe efektivët, teksa i falënderoi dhe i përgëzoi për punën dhe sakrificën në kryerjen e detyrës së tyre të vështirë, kryebashkiaku i siguroi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Bashkisë në zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të këtij reparti me qëllim rritjen sa më shumë të efikasitetit ne rastet e ndërhyrjeve. Shtimi i numrit të efektivëve, mjeteve si dhe i stacioneve të këtij reparti në territorin e bashkisë Shkodër, krijimi i lehtësirave për lëvizjen e mjeteve zjarrfikëseve dhe përmirësimi i kushteve të punës, u trajtua në këtë takim si nevoja emergjente për të cilat do të ndërhyhet.