Po realizohen punimet e fundit, që me 12 shtator kur nxënës e mësues të kthehen në institucionet arsimore
për të nisur vitin e ri shkollor 2022-2023, të gjejnë gjithçka gati.
Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Shkodër po ndjek hap pas hapi të gjithë punën që po bëhet në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, ku ndërhyrjet kanë qënë të pjesshme dhe të plota, sipas nevojave që kanë paraqitur drejtuesit e tyre. Paralelisht po punojmë edhe për projektet e reja, shumë më ambicioze dhe që i japin një model tjetër zhvillimit të arsimit në territor.Jemi të angazhuar për t’i ofruar fëmijëve
dhe stafeve pedagogjike kushte sa më të mira, me qëllimin e vetëm për një arsim sa më cilësor dhe me standarte në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.