Life Hasa ———-Shenim i revistës”Fjala”Autorja e këtijë shkrimi është padiskutim njëra nga intelektualet më të spikatura në veriun e Shqiperisë.Puro Zogorjane,kontribuese me vlera.Por edhe këtë si shumë të tjerë Bashkia dhe Këshilli i Bashkisë,e kanë”harruar”minimalisht për t’i dhënë”S”sulmues apo”Drapër e Çekan”.—

Zogorë, Shkrel Malësi e Madhe
Fshati tribunë e artistëve me emër, e koncerteve e veprimtarive kulturore e aristike, sa do ja kishte zili një qytet.
Dy djelmosha nga Zogora
Kërni Gila e Kaçel Doda,
Çou Kaçel merre lahutën
E mi thuar dy fjal’ shqiptare
Se s’ dal bese pa m’qit fare.
E nisa me dy trimat që lanë emër në Histori.
Ramiz Lika shkrimtar i mbi 20 librave, ku spikasin;Tajfund në brigjet tona, për të cilin pati debate të kohës, Stuhia, Dallgët e Detit, Duel në Xhungël, Dashuri në Bunker etj etj.
Ramizi njihet si përkthyes e botues, si dashamirës i shumë personave e mbështetës në artin e tyre. Duke punuar si mësues letërsie në Pukë, Zogorë e Koplik e më pas drejtor Kulture në M. Madhe ndihmon bindshëm në përhapjen e së resë, kulturës e zhvillimit.
Me Shaban Bercën e aktorin Agron Dizdari vënë dy drama në skenë. Edhe Angjelin Deda mësues, Mithat Dibra, drejtor Anton Thani mësues kanë ndihmuar shumë.
Nazire Lika, bashkëshortja është redaktorja e shumë veprave të tij.
Xhemile Lika, motra e Ramizit ka përkthyer dhjetra lubra nga Rusishtja e anasjelltas.
Anton Grishaj botues, gazetar te Klani ka realizuar mbi 30-të filma dokumentarë e artistik. Ka mbledhur e grumbulluar diapozitiva të luftës në Kosovë, një ndihmesë për historinë nga studio e tij. Ka punuar si agronom në Zogorë e më pas në drejtorinë kulturore M. Madhe.
Eduar Grishaj një zë mjaft i njohur edhe si botues. Ka organizuar e punuar me pasion aktivitete me vlera shoqërore.

Edi Grishaj regjizor i Big Brother Show, regjisor i filmit ” Sofia”, punon me bashkëshorten Albana e premtojnë shumë për të ardhmen.
Nuk mungojnë të vijnë në vendlindje Grishaj Zogorë.
Nga familja Gtishaj, Artan Grishaj një këngëtar i spikatur për kohën me çifteli si dhe babai i tij Pjetër Luketa me lahutë.

Shaban Bercaj një figurë artistike shumë e spikatur në art në shumë fusha, këngë, humor, pikturë(fejtone botues), krijimtarin botues edhe i disa librave humoristike.Ka dhënë shumë koncerte, ka sjell Bik Pepën, Fitore Gjeloshin si këngëtare në Zogorë.
Njihet si rapsodi i parë me çifteli, i ka ra edhe fizarmonikës. Ka punuar përgjegjës kulture deri në vitin 1985 në Zogorë me shumë artista si Kolë Buçi ( berber) në fshat, me instrumentista si Sherif e Qamil Lika, Hamdi Lika, Gani e Hazir Hasaj çifeli e fyell, Mustafë Curaj zumare.
Në vitin 1960 fut i pari çiftelinë në Malësi, krahas Dyl Qerim Senaj.
Ka punuar dë fundmi në Velipojë si punonjës kulture duke shfaqur talentin kudo.
Ka hap ekspozita me pikturat e karikaturat e tij.
Hava Dukaj ishte këngëtarja e parë në Malësi, ku e pasuan motrat Behija e Zyraja edhe në çifteli.
Gëzim Vuçaj gazetar, poet e botues.
40 vjet karierë në profesion e s’ ndalet.
Po kështu edhe djemtë vazhdojnë në hapat e babës si gazetarë, ku promovojnë edhe vlera me klipet e dasmave e të këngëtarëve.
Fisi Marvukaj ka nxjerrë shumë talente.
Prek Zefi me lahutë, i biri Toma, Deda, motrat Pranvera Marvukaj e cila bëri emër në Maqedoni, Zvicërr e Gjermani. Edhe motra Margitë ishte këngëtare e mirë, ndërsa Pranvera ka kryer shkollën artistike në Shkodër.

Po kështu e pasoi Groshe Marvukaj si këngëtare e Veronika Marvukaj.
Fran Marvukaj i cili punoi përgjegjës kulture ishte një artist i lindur në sharki e çifteli.
Bashkë me Tomë Marvukaj ishin fitues të çmimit Lauret në Gjirokaster ku morën pjesë bashkë me Shaban Bercaj e Life Hasaj.
Shere Bercaj e cila punoi mësuese muzike me vite ka marrë pjesë në aktivitete kombëtare e lokale si këngëtare e instrumentiste me çifteli.
Instrumentistë të talentuar ishin Xhemal Senaj
Ramë e Sulejman Bercaj vëllezërit e Shabanit.
Hamdi Lika ishte këngëtar, Sema Lika këngëtare.
Eli Gi, Elsaed Senaj një zë i njohur, këngëtar modern që sot me studion e tij realizon klipe shimë këngëtarëve me emë në Shqipëri e diasporë. Ka realizuar dy vite rrjesht koncerte me këngëtarë të njohur nga gjithë trojet shqipëtare në Teatër Migjeni.
Pastaj ka vazhduar në Kosovë.
Edhe axha i tij Rasimi ka qënë moderator në koncertet e kohës, po kështu Man Senaj si humorist..
Këngëtarë me lahutë Zogora kishte plot po do veçoja Islam e Dyl Çeraj.
Ahmet Makaj një jetë me çifteli e lahutë, në koncerte dhe evente, lokale e kombëtare, duke kërcyer bukur edhe valllen malsorçe, po kështu nipi i tij Bahri Makaj me dajre
Në vitin 1985 ku fillova si drejtore kulture në Zagorë stimulova talentet e reja e falë kësaj pune arritjet e koncertet ishin mjaft festive e Zogora ngjante me një Amfiteatër. Një sallë kulture e mirë për kohën për të cilën dha ndihmesë piktori kubist i talentuar Gjovalin Paci nga Vrithi dhe Gaspëe Marvukaj si dezinjator për ta afruar me kushtet bashkëkohore.
Kohë më vonë u aftua Vida Kunora, të cilën e punësova punonjëse kulture e dha kontribut të vyer e më pas u bë e njohur.

Fran e Tomë, Pranvera Marvukaj e Life Hasaj Vida Lumaj( Kunora) kemi qënë grupi i parë që kemi shkuar në vitin 1992 në Maqedoni për koncerte.
Në koncertet në Zogorë kanë kënduar edhe Ardiana Narkaj, Katund, Nush Tuçi Vrith, Ardian Vulaj Vrith, Bahri Kurti Kurtaj, Gjelosh Kronaj Vrith, Hanë e pjetër Gjolaj Goraj.etj.
Elvira Fierza, si qershia mbi tortë, duke e mbyll asht sot një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe besoj se Elvira premton shumë, pasi ka zërin, bukurinë.
Asht e kompletuar.

Life Hasaj, autore e librave Kam Ecur, Monedha, Martini etj, që nga viti 2005 ka qënë Presidente e Agjensisë së Spektakleve ” Kosova Live” një emër i njohur në koncerte në Shkodër, Velipojë Shëngjin e Durrës duke promovuar e afruar turizmin me këngëtarët më në zë të Kosovës e Shqipërisë.
Paulin Colaj mjaft i suksesshëm në Vilën Adriatik Velipojë me koncerte.
Elion Mehmetaj( Hasaj) menaxher i diskos” Kapiten Xhik në Velipojë me këngëtarë vipa mjaft konkurrues.
Shpresa Bercaj një tjetër zë i njohur nga Zogora piktore e njohur në Itali, shquhet edhe për humanizëm.

Shkruar nga Life Hasa, ish drejtore kulture në Zogorë Shkrel e Koplik.
Mirënjohje për ata që kontribuan për rritjen e vlerave kulturore në Zogorë edhe për arsimtarët si dhe intelektualët që punuan atje.
Mirënjohje për disa nga artistat që nuk jetojnë më.!
Mirënjohje Vendlindje, Zogorë.
21 shkurt 2023