SHBA/VATRA PRITI DEPUTETËT E PARTISË DEMOKRATIKE GAZMEND BARDHI, JORIDA TABAKU DHE BLEDJON NALLBATI

0
Nga Sokol PajaMund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "FAN FANNOLI FANS ท NOLI WAV The Pan Albanian Federation of Am Amrica rica VATRA EPEPATOY A"
New York, 8 Shkurt 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra priti në një vizitë patriotike deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Gazmend Bardhi nënkryetar i PD, dhe deputetët zonja Jorida Tabaku e z. Bledjon Nallbati. Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj në fjalën e mirëseardhjes theksoi punën institucionale të Vatrës në dobi të çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, partneritetin e vazhdueshëm të Federatës Vatra me institucionet shtetërore amerikane dhe punën voluminoze për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Camaj uroj suksese dhe mbarësi për deputetët e opozitës dhe ngulmoi se zgjedhjet demokratike janë themel i një shoqërie të zhvilluar dhe të një demokracie të qëndrueshme. Dr. Camaj theksoi gjithashtu se vota është forca dhe fuqia e qytetarëve shqiptarë, ndaj pjesëmarrja në votime e diasporës është përgjegjshmëri e lartë qytetare.Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti që thotë "FAN NOLI FANNOLI WAV The he Pan Albanian Federation of Am Amrica rica VATRA RAN AT EDERATON" Vatra qëndron mbi partitë politike dhe mbështet interesin kombëtar e përparimin e Shqipërisë demokratike dhe euroatlantike, theksoi sekretari i Vatrës Dr. Camaj. Deputetja Jorida Tabaku i shprehu mirënjohje Vatrës për mikpritjen. Ajo theksoi se Vatra ka qenë bazë e shembull shqiptare. Respekte maksimale për patriotët që kanë shërbyer te Vatra. Jemi të impresionuar tha zonja Tabaku nga puna e shqiptarëve për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Në mërgatë na bashkon shqiptaria, tha ndër të tjera deputetja Jorida Tabaku. Nënkryetari i Partisë Demokratike z.Gazmend Bardhi deklaroi se: “Jemi këtu për të ngritur zërin tuaj sidomos për të mbështetur shkollat shqipe dhe punën e mësuesve për të ruajtur gjuhën e kulturën kombëtare në diasporë”. Gjatë takimit diskutuan aktivistët e komunitetit shqiptar në New York z.Luigj Rakaj, z.Mehdi Hoxha dhe zonja Firzileta Gjika rreth situatës politike në Shqipëri, procesin e regjistrimit të diasporës dhe kauza të ndryshme kombëtare që shqetësojnë shqiptarët në Shqipëri dhe diasporë.Mund të jetë një imazh i 8 persona, Zyra Ovale dhe teksti që thotë "AOT 尼信 FAN NOLI FANNOLWAY WAY The Pan Albanian Federation of Anerica A erica VATRA B NVANEDERATON VAT VATRA AL HHHR PAN THE DIELLI RATED."

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.