Sahati i Shkodres

0
Sahatet publike të ndërtuar në Shkoder përgjate shekujve 18 e 19 kishin kryesisht lehtësimin e njerëzve në matjen e kohes ditore, objekti ku keto vendoseshin shoqerohej me nje stil të dukshëm europian.Objektet e para me sahat ishin kompanjelët e kishave. Kompanjeli në të cilin do vendosej sahati nuk ishte thjeshtë një objekt për vendosjen e kambanave si në shumë kompanjelë, por qysh në projekt konceptohej si një vepër arti.
Më të veçantat kanë qenë kompanjeli i kishës së Madhe, kishës së Fretënve dhe kishës së Shënkollit.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në vitin 1967 me ndalimin e ushtrimit të fesë filloi një luftë edhe ndaj objekteve të kultit, kryesisht ndaj kompanjelëve duke zmontuar edhe sahatet e ndodhur në to. Keshtu që në atë kohë thuhej se sahatin e kishës së madhe e vendosën në kullen e sahatit në kalanë e Gjirokastres. Përpos këtyre shkodra ka pas edhe një sahat tjetër të veçantë në të ashtuquajturen kulla e Inglizit bile edhe sahati ka pasë të njejtin emër, sahati i Inglizit. Së bashku me luften ndaj kompanjeleve me sahatet e tyre, në atë kohë u çmontua edhe sahati nga kulla e Inglizit për tu vendos diku në ndonjë magazinë.
Sahati i Inglizit, sipas historianve, është vendos aty së bashku me ndërtimin e kullës përkatëse nga një lord Anglez në fundin e shekullit të 19, histori tjetër.
Keshtu që pas vitit 1967 Shkodra mbeti krejt pa sahatet e sajë, e ndërsa kompanjelët e kishave u shkatërruan krejtësisht, kulla e sahatit të Inglizit u ruajt, e cila egziston akoma sot.
Duke kalu vitet edhe nevoja për sahatet publike kishte rënë pasi niveli i njerezve rritej dhe tashmë nuk ishte shumë i nevojshem sahati publik. Por gjithsesi fama e sahateve te Shkodres nuk mbaronte, mbaheshin ne goje duke treguar edhe humore e bejta.
Ku më e famshmja ka qenë kjo ;
– Kundraxhija maje bizit
– Karshi pusit t’Sali Agës
– Çpo punon sahati Inglizit
– Si mullini i Hajdar Agës
Diku në vitin 1981 në mos gaboj, nga ndonjë drejtues vendor i kohes, duke pas dashni për Shkodren por nivel të ulët kulturor dhe estetik, vendos mbi një pallat publik gjashtë katësh, një shëmtirë të pashoqe arkitekturore, të montojë sahatin e Inglizit. Askuj nuk i vintë në ndihmë, askush nuk ja hidhte sytë, e vetmja gjë pozitive ishte për banorët e pallatit se identifikoheshin me ” te sahati “
E sot entuziazmi për rivendosjen në të njëjtin vend të sahatit, mbi pallatshëmtinë më duket sa fëminor aq edhe qesharak.
E para e punes askush nuk ka nevoje për të gjetë sa është ora, mundesite e paisjeve elektronike janë aq të mëdha sa çdokush nga mosha 10 vjeç deri në 90 vjeç ka me vehte dy apo tre paisje elektronike qe tregojnë orën.
Kjo nuk do të thotë që shkodra nuk e don një sahat simbol. E don një kullë sahati dinjitoze, multifuksionale në mes të qytetit. Me modesti mund të jap mendimin tim, krejt në qendër, ku dikur kanë qenë të vendosur Herojt e Vigut, sot e rrethuar si pronë e xhamisë, por duke e ditë që ai cep ka qenë gjithmonë zonë publike.
Shkodra sot ka struktura drejtuese vendore që mundohen të bëjnë punë, por kurrsesi nuk duhet ti ngjajnë atij kuadrit të vitit 1981 që përshkrova më lart. Shpresoj që ky shkrim të lexohet nga ndonjë arkitekt, nëse ka mbet kush në Shkoder.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.