Një koment nga Poeti i nderuar i Kombit z Agim Shehu , në poezinë time me titull “Jam unë Ajo”
((E vitit 2014-të)
“Poezi e veçante, me fuqi mendimi, figuracion shume te pasur dhe rezatime metaforash te natyres femerore. Te rrine ne mendje shume vargje. Përgezimet e mia, Teuta!”
Teuta Osmani
E di ti…!
Ti e di si drita e syve
Që sa herë më zë një mall’
Dal me biçikletë shëtitje
Të marr frymë si në varg!
Kur më zë malli i syve
Shëtis gjelbërimin tutje
Mes ngjyrave dua të dukem
Kur Dielli më flakëron pa ngutje!
E di ti kur më zë malli
E më shumë dua të dal
S’më zënë vënd as këmbët
Të gëzohem me erën fllad!
E di ti si përkëdhelem
Me stinët plot mall
Sa herë shfletoj ditët
Gjej të shkruar ndonjë varg!
E s’mu nda kjo ngjyrë e shpirtit
Si një kart që ngjyrë s’ka
Ngjan me qiellin shëmbëllyer
Në sytë e mia kaq qartë!
E di ti e s’ta mbush dot mëndjen
E pse mëndja ime një peshë ka
Sa herë peshojnë dhe erërat në kohëra
Kaq vite në poezi s’u ndamë!
Me Zotin diskutojeni…!
Vallë, a kisha ëndrra edhe atëherë kur isha në tetëvjeçare?
Fëmijë e parritur në shtat e në mëndje e në tipare?
A kisha ëndrra të shkruaja poezitë në vargjet
Por, vetëm në diktime e hartime me kusht të një fjale!
E përzgjedhur si temë në dërrasë të zezë nga mësuesja vet?!
Vallë, a kisha këtë mëndje se dikur do kisha dhe ëndërr?
Siç vet ëndrrat më sollën këtu në Strofkat e poezisë
Vet ato më bën të ëndërroj për më gjatë në ëndrra
Se do bëhem një vajzë e rritur e plotë nur
E sikurse lozja me kukklat prej lecke të isha një nënë e mirë?!
Vallë, a do shkruaja kaq me ndjenja njerëzore pa lindur dhe fëmijë nga vet trupi femërore?
Po sikur, dhe kështu pa shkruajtur poezinë a do kisha një Njeri brënda vetes të dashuronte?
Edhe sikur ndryshe, a do dallohesha që fëmijë
Kur diktimet , hartimet, vizatimet të më dalloheshin si më e mirë nga vet mësuesit dhe drejtoresha e shkollës?!
Vallë, a do pikturoja unë portretin tim me laps në letër
Si në një kopjativë portretin tim si një e lindur talent ?
Po mëndja ime, a do ish tani më e zgjuar nga mendimet
Kur Ato rrjedhimisht po mbështesin ëndrrën në realitet?!
Po piktore, a do mundem të quhem?
Po Poete a mundem?
Që në të dyja nuk kam shkollë specialiteti
As akademi e as studime prej Universiteti!
Pra, a do më lini të shkruaj dhe të vizatoj si një e dërguara e Zotit?!
Lërmëni pra!
Dhe me Zotin diskutojeni!
Amerikë. 09.09.2022