RRËFIM NË VETËN E TRETË

0

Të nderuar lexues, e nisëm këtë  ditë  me këtë  poezi të potës  famoze  Luljeta Lleshanaku, për t’ju përshëndetur ; Ditë  të  mbar !

Luljeta Lleshanaku

Ajo zë fill
kur fillon të kërkosh një errësirë të ngjashme
me veten, si rimën në vargun pasues,
për pak muzikë, apo shkëmbim karboni si lulet në mbrëmje,
ajo- ndjesia e të qenët dyzet vjeç.
Dhe është vetëm çështje stili,
mënyra se si ato vendosen mbi
njëra- tjetrën. Sepse nuk pritet më përplasje, dhe as zhurmë,
goditja më e fortë tashmë është marrë,
si statujat, së pari, e marrim atë në hundë.
Një grua afër të dyzetave
është një hije në kërkim të objektit
një e folur në vetën e tretë;
varg mësimesh, me shënime të vockla të kuqe djathtas,
dhe nënvizimesh. Zbrazëtitë midis rreshtave janë mishi, si trupi
-vendpushime të shkurtra, pas derës së dentistit
nga ku hyn edhe del
duhma e arsenikut.
Përvojë.., përvojë.., përvojë,
Zigzage të vogla, dhe sensi i së plotës
me të cilin, krimbi i mëndafshit bren gjethet e manit
duke u nisur nga maja.
Ajo bën paqe me gjithçka: mban sirtarët në rregull,
dhe bën joga,
duke praktikuar shpirtin si një start
ngjitjesh dhe zbritjesh.
…kur i afrohesh të dyzetave,
Ose më mirë: nëse i afrohesh të dyzetave,
sepse të jesh dyzet nuk është një ligj nganjëherë,
por, një zgjedhje
siç zgjedhim në park atë stolin me shpinë nga rruga
nëse nuk presim dikë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.