Duket se Bashkia M.Madhe meqënse është përqëndruar tek pastrami i teritorit ka lënë disi pasdore krijimin e atmosferës festive në qytetin e Koplikut . Kështu ënde sivjet nuk është veshur kostumi festiv e fundvitit. Nderkohë që lokalet kanë filluar të ndezin dritat e festës, duke i dhënë kësisoj sinjalin edhe Bashkisë për tu kujtuar për dekorin festiv.Në mos u qofshin ngatërruar telat nepër magazinë, ku thuhet se qëndrojnë mall Dnë ruajtje që nga viti I kaluar rrjetat e zbukurimit festiv të qytetit, mosveshja e kostumit festiv te festave të fundvitit në qytetin e Koplikut , por edhe në Bajzë. Athere me siguri qëndron një arsye tjetër , ku mund të justifikohen me faktin se gjithë këto ditë pas asaj vrejtjës së vogel të kryeministrit Edi Ra ma për mos pastrimin e akseve rrugore nga Vija e Vrakës deri në Hanin e Hotit, çka ka bërë që gjithë këto ditë administrate e Bashkisë, por edhe instucionët e tjera të qëverisjes vëndore dhe asaj qëndrore ti perkushtohen pastrimit të mjedisit, Natyrisht që edhe ky sherbim ndaj qytetarve është një sherbim që vlën të vlersohet me nota positive. Por nga ana tjetër Bashkia M,Madhe realisht e kalënë disi pasdore dekorin e festave të fundvitit , ndaj kerkohet të rikthehet vëmëndja , madje shembullin e lokaleve private kerkohet ta ndjekin edhe instucionet e Bashkisë , për ti dhënë realisht qytetit të Koplikut pamjen e nje qyteti që i pret festat, duke gezuar dhe shpresuar për më shumë shprese mirëqënie , dhe hare .Revista “Fjala mbrëmjen e një e sotme bëri një vëzhgim më kamër, duke realizuar këto pamje që flasin qartazi për at çfar thamë më lartë. Pra rrugët e qytetit të Koplikut , por dhe vet godina e Bashkisë presin të veshin kostumin tradicional të festave të fundvitit.