Një bashkëbisedim i këndshëm me z. Kiço Londo, regjisor dhe drejtues i njohur i institucioneve teatrore në vend, përmes së cilit diskutuam sfida dhe mundësi të bashkëpunimeve në të ardhmen, në funksion të
angazhimit tonë për të rikthyer jetën artistike dhe kulturore për publikun e mrekullueshëm artdashës të Pukës.
Më pas, për publikun e gjerë, u vijua në Pallatin e Kulturës “Ndue Shyti”, me shfaqjen teatrore “Fuqia e dëshirave”, e cila erdhi e realizuar nga teatri shëtitës, i drejtuar nga z. Londo dhe i mundësuar nga grupi EUROSIG, nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të saj, z. Kadri Morinaj, duke sjellë në skenë lojën e aktorëve dhe dialogun plot dinamizën.
Ky aktivitet çel siparin e shumë veprimtarive, të cilat i kemi bërë pjesë të kalendarit dhe do të zhvillohen përgjatë vitit 2024, duke ofruar mundësi çlodhëse dhe zbavitëse për qytetarët dhe turistët.