Ekipi i FK “Tërbunit” për sezonin 2023-2024, mbërriti ditën e djeshme në qytetin tonë, ku do të zhvillojë pranë tifozerisë pukjane fazën përgatitore 14 ditore.
Nën urdhërat e trajnerit Altin Xhahysa, ekipi ynë zhvilloi dje stërvitjen e parë në stadiumin “Ismail Xhemali”, kushtet optimale të së cilit ofrojnë një mundësi të mirë për një fazë stërvitore në parametrat e duhur sportiv.
FJALA SPORT
Sensacional për opinionin sportiv janë afrimet e reja me futbollistë cilësorë, ku veçojmë 25 vjeçarin nga Ekuadori, Frank Oband dhe 28 vjeçarin egjiptian Muhamed Elboghdadi Ibrahim, të cilët kanë nënshkruar me ekipin tonë dhe janë vënë mënjëherë nën urdhërat e stafit teknik.
Afrimet e reja, kushtet e krijuara dhe nënshkrimi i kontratave janë siguria e duhur për përmbushjen e objektivit primar, ngjitjen në kategorinë e PARË.