Dy shkrimtarët e studiuesit e njohur jo vetem në treven e Dukagjinit, por dhe më gjërë, pikërisht Prelë Milani dhe Lazer Kodra, në bashkëautorsi i kane dhëne lexuesit botimin e tyre të katert: Dukagjini Ynë. Klerikë të shquar. Në promovimin e ketij libri me mjaftë vlera, i cili është sponsorizuar nga bisnesmeni i njohur Dukagjinas Ndue Ftoni, ishin të pranishem dhe mjaftë autoritete vendore, kësisoj ky event ka filluar në prani të një auditori të perzgjedhur, shkrimtar, poet, studiues, por dhe besimtarë e autoritete të pushtetit vëndor. Është promovuar libri i dy autorëve të spikatur për vlerat e tyre intelektuale dhe studiuese, veçanarisht kushtuar ngjarjeve dhe personazheve historikë e publik të treves së Dukagjinit. Keshtu libri Dukagjini Ynë, Klerikë të shquar i cili mbanë firmen e Prëlë Milanit dhe Lazer Kodra, ka marrë vlersimet e merituara nga shumë prej autoriteteve të pranishme në këtë promovim. Këtë promovim e ka pershendetur dhe arqipeshkvi i dioqezes Shkoder pult monsinjor Agxhelo Massafra i cili ka folur edhe rreth mjaftë klerikëve martirë. Ndërkohë që në fjalen e tyre studiuesi dhe poeti Kadri Fikaj, si dhe poetja Mimoza Rexhvelaj janë ndalur tek vlerat që sjellin këta autor me këtë botim mjaft interesant. Ndërsa kryredaktorja e gazetes Dukasgjini Suela Ndoja ka vlersuar kete botim si me mjaftë vlera, krahas të tjerëve në fund të pranishmit i ka përshëndetur dhe sponsurizuesi i këtij botimi bisnesmeni dukagjinas Ndue Ftoni, i cili në fjalen e tij është ndalur tek kontributi që duhet të japin çdokush që i ka mundësitë financiare. Ne duhet ti falenderohemi zotit që kemi pënda të tilla që shkruajnë historinë e të parve tone ka vijuar fjalen e tij Ndue Ftoni. Ky promovim më pas ka vijuar me mjafte diskutime dhe urime per autoret Prelë Milani e Lazer Kodra.