“SHPELLA E FRASHNIT” I QENDRON TRADITËS

0

Tanimë kur qendra e Bajzës së Kastratit në bashkinë Malësi e Madhe pritet të marrë një tjetër pamje, kjo falë investimit të qeverisë Shqiptare në kuadër të nismës së rilindjes urbane.
Një vemendje të posaçme vlerësohet se ka zënë dhe përkujdesja për të mos ju shmangur traditës pikërisht për tu mbajtur ashtu siç ishte shpella e frashnit. Shpella e frashnit është burimi ndër më të vjetrit dhe më të njohurit jo vetëm në Bajzë por dhe në të gjithë veriun e Shqipërisë. Këtu ndër vite pothuajse çdo ditë është organizuar “Mis Bajza” kur gratë dhe vajzat Bajzjane dilnin të mbushnin ujin dhe burrat dhe djemtë vleresonin se cila ishte më e bukura.
Rreth historisë se si është zbuluar asokohe ky vendburimi uji dhe për historin e shpellës së frashnit, për “Revista Fjala” është shprhur një banorë i vjetër i Bajzës.

Pjetër Voci: Parardhësit tonë thojnë që ky vend është zbuluar nga një kalë, këtu ka qenë pyll dhe kali duke shetitur u vu re nga banorët qe po pinte ujë te shpella dhe pastaj mori emrin “Shpella e Frashnit” sepse këtu ishte dhe një frashen. Shpella e frashërit duket që ështe këtu që para shumë vitesh sepse cihet re dhe nga vijat e konopit që kanë ngelur te guri pusit tregon se këtu duhet të ketë rreshqitur me mijëra herë konopi për të arritur të lejë konopi vija në gurë. Unë skam parë asnjë herë qe nga rreshqitja e konopit të kenë ngelur vija në gurë dhe kjo është dhe ndër të veçantat e “Shpellës Frashnit”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.