“Gazeta e Alpeve”, një gazetë e cila ndryshe nga formati gazetave tradicionale ku zakonisht rajonet mbulohen me korospondent , apo reporter , ka aplikuar ëmrimin në postin e drejtorit të departamëntit për M.Madhe dhe më gjërë studiuesin Sytki Ndrecaj.Tani me siguri që shefi i departamentit do të publikojnë edhe stafin e tij. Revista Fjala i uron rrugëtim të pandalshëm këtij departamenti , të gazetes së Alpeve!
Prej 1 Tetorit 2023, publicisti, studiuesi, veprimtari i mirënjohur SYTKI NDRECAJ, prej vitesh Kordinator i përgjithshëm për Malësinë e Madhe në të dy anët e kufinit, tashma është Drejtor i Departamentit në “Gazeta e Alpeve” për MALËSINË e MADHE (në bashkinë Malësi e Madhe dhe në komunat Tuz-Malësi e Podgoricë) dhe në krejt Rajonin Qendror të Malit të Zi (Nikshiq, Danilovgrad e Cetine), një prej departamenteve tona, i ndërtuar në kuadrin e ristrukturimit e riorganizimit të përgjithshëm të “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale, PanShqiptare e NdërBallkanike, Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut-Mërgatat Shqiptare).
“Gazeta e Alpeve” do të ketë faqe/rubrika për Malësinë e Madhe në të dy anët e kufinit dhe për Rajonin Qendror të Malit të Zi (Tuz-Malësi, Podgoricë, etj.) apo bashki/komuna të veçanta, sipas platformës, planifikimit dhe marrëveshjeve përkatëse.
“Gazeta e Alpeve” shpërndahet (në shitje të lirë dhe me abonime) në bashkinë e Malësisë së Madhe (Shqipëri) në qytetin e Koplikut e të Bajzës dhe në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie (në shitje të lirë dhe me abonime) si dhe shkon në Tuz, Podgoricë, etj. (në Malin e Zi)
Komunikimet në e-mail gazetaealpeve@gmail.com dhe në numrin e telefonit: 0697839500 (WhatsApp, Viber, sms, etj).