Tanimë Partia e Lirisë , po vijon traditën e “moçme” të afrimit të të rinjve në politikë, ndaj kreu i kësaj partie Ilir Meta është shprehur:Kënaqësi të dëgjoja sot disa nga anëtarët më të rinj të Partisë së Lirisë.
Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.
I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.
Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.
Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana