Dita e sotme duke se ka nisur me nxitim për Bujar Qamilin. Këngëtari i njohur i muzikës popullore mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”. E rrugës për atje, Bujari është ndaluar nga policia.Kjo pasi këngëtari ka qenë me shpejtësi të lartë nga nxitimi. Ai sigurisht ishte “justifikuar” para policisë se ajo shpejtësi ishte pasi i duhej të arrinte në “Klan”, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar policët të bëjnë punën e tyre. Ata zbatuan detyrën duke ia marrë patentën dhe letrat e qarkullimit.
Pjesë nga biseda:
Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.Bujar Qamili: I thash jam në emision te “Klan-i”, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.
Aldo: Si përfundim?Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.