
‘’ORA E MUZËS, LISSUS’’ .
E vështirë të thurësh vargje për një kolos si Fishta, asnjëherë nuk mundesh me fjalë të thuash dhe përfshish gjithë madhështin e tij që bënë krenar çdo shqiptar kudo ku jetojnë.
Unë pata fatin t’i lexoj dy rreshta me modesti në këtë ditë të veçantë.
Faleminderit organizatorëve për ftesën dhe mikpritjen!
Edhe revista “Fjala” e falenderon poeten Malësore Mimoza Rexhvelaj për përfaqësimin dinjitoz në Lezhen e Fishtës, në këtë ditë të madhe “Fishtiane “.Moza e paska” shlyer”pak borxhin që i kemi ne Malësoret Fishtës.! Ndaj po e botojmë Poezinë e poetës Mimoza Rexhvelaj….

Pasha zotin At’
Deshta mi i këndue zanave,
Maleve të thyem nder qiej të vram,
S’lash gur pa lujt në tokë kreshnike
Askund si gjeta gjurmët si n’kangë.
Pasha zotin At’ po të za be
shqiptarët gjakun e kanë ba ujë
Harrun të luten për atdhe,
Harrun të mbjellin lutje ndër ne.
Trimnin e gjeta ndër vargjet tua,
Me ca mi këndue ma thuj një fjalë
Ku gjithçka shqipe asht tjetërsua
Edhe lahuten, dreqit ia kanë fal!