Poeti i njohur ndërkombëtarisht Gjekë Marinaj së bashku me kryebashkiakun Tonin Marinaj kanë zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare Bratosh, aty ku kohë më parë Poeti ka mbaruar arsimin 8-vjeçar. Prof.Dr Gjekë Marinaj i ka dorëzuar shkollës çertifikatën e mbrojtjes së titullit “Doktor” në universitetin e Teksasit si një dëshmi se pavarsisht vendit ku ndodhemi gjithmonë me përpjekje dhe talent mund të arrijmë majat.Vertetë emocionet “pushtojnë” këdo që i jepet mundësia pas kaq shumë vitesh , të rikthehet në atë shkollë, në at klasë, ku ka hedhur hapat e parë në udhen e dijes.Por do thonim emocionet kanë qënë të dyfishta sot , si për poeti Gjekë Marinaj, po kështu edhe për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Bratoshit, teksa në mesin e tyre kanë patur podetin dr i Shkencave Gjekë Marinaj.