Nga Mimoza Stakaj
Këto ditë, në Qendrën Informative Kulturore “B. Tomoviq” në Podgoricë mu dorëzua Diploma dhe Medalja akorduar nga Mundus Artium Text, nga Universiteti i Teksasit, në Dallas të ShBA-së, si Përkthyesi i vitit 2024. Falënderoj përzemërsisht Institucionin që akordoi shpërblimin, përfaqësuesin e tij Prof.dr Gjekë Marinaj, poetin e madh dhe kandidatin për çmimin NOBEL, Drejtorinë e Entit të Teksteve e Mjeteve Mësimore që organizoi këtë takim dhe të gjithë miqtë që mbushën sallën e që më uruan ngrohtësisht.