Kryeministri Rama përzgjodhi Shëngjinin dhe Pjerin Ndreun në raport me Shkodrën dhe Benet Becin për të mbledhur qeverinë dhe drejtuesit kryesorë të mazhorancës.Nga dje Shëngjini u bë kryelajmi dhe kryeqendra e vendit, ndërkohë që Benet Beci po punon ditë e natë për një Shkodër moderne dhe me kushte europiane.Në fakt sivjet qeveria duhej të mblidhej në Shkodër, për një mijë e një arsye, por Pjerin Ndreu, kryebashkiaku aktual në Lezhë ia mori kryeministrin, Benet Becit.Me një stil shkodran, perfekt, Benet Beci ka publikuar sot një video ku tregon bukuritë e Shkodrës, lliqenit, etj., si për ti thënë Pjerin Ndreut se bukuritë që ka Shkodra dhe liqeni i Shkodrës nuk i ka Shëngjini, ku do të vijnë emigrantët afrikanë.
Me sa duket Edi Rama e ka planifkuar me finesë mbledhjen e qeverisë në Shëngjin si për të larguar frikën e banorëve dhe biznesit vendas për ardhjen e afrikanëve në Lezhë.Shkodra e priste një mbledhje qeverie, sidoqoftë! Por Pjerin Ndreu është “ujk” më i vjetër sesa Benet Beci, që njeh vetëm punën.Një video e publikuar sot në mëngjes te profili i Becit jep bukuritë mahnitëse të liqenit të Shkodrës, ku pulëbardhat dhe zogjtë e tjerë vallëzojnë në ujin e liqenit.Ndersa këta të dy kanë harruar se kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj ka patur disa probleme me Kweshillin e Bashkisë se ua kishte “marrë” Qeverinë , dhe e kishte çuar në breg të Liqënit në lagjen Culaj Koplik.