Përg;Rovena Klejo
Një ditë, peshkatari zuri një peshk të madh dhe me vrap vajti në shtëpi dhe ia dorëzoi të shoqes që ta skuqë me vaj.
E shoqja, e zënë ngushtë ia ktheu: Nuk kemi as dhe pikën e vajit në shtëpi.
Burri i tha: Epo mirë, piqe në prush!
Gruaja iu përgjigj: Po ku kemi dru e qymyr për ta pjekur?!
Burri i sugjeroi që ta ziejë, por gruaja i tha: Bombla e gazit ka ditë që ka mbaruar dhe nuk ndizet.
Atëherë burri një të marrë peshkun dhe vajti e hodhi sërish në det.
Peshku, pasi notoi pak, nxorri kryet në sipërfaqe të ujit dhe thirri:
RROFTE QEVERIA !
(Azis Nesim, shkrimtar turk
Perktheu: Elmaz Fida)